LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi: Basha ka bërë veprime të rënda antiamerikane

22 Nëntor 2021, 21:30, Politikë CNA
Bylykbashi: Basha ka bërë veprime të rënda antiamerikane

Zv.kryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi shprehet se Berisha jo vetëm që do të rikthehen në drejtimin e partisë por edhe në pushtet.

Ai tha gjatë intervistës në ?Now? me Erla Mëhillin se ?Berisha do të vijë në pushtet se bashku me të gjithë ne, edhe me Bashën e Bardhin por thjesht ata nuk do të drejtojnë më?.

Oerd Bylykbashi tha se kjo nuk duhet konsideruar si një çështje Berisha-Basha pasi bëtaja është me Ramën dhe shtoi se ?në zgjedhje ne (PD) do të shkojë me një lidership që do të na garantoi fitoren e ardhshme?.

Deputeti demokrat u shpreh se sondazhet tregojnë se Berisha ka një pëlqyeshmëri pesë herë më të madhe se sa Basha.

I pyetur nëse do ta dëmtoi qëndrimi i SHBA ndaj Berishës, Bylykbashi tha se Basha ka bërë veprime shumë të rënda antiamerikane.

Sipas Bylykbashit, me aktet e Bashës PD u kërcënua se do të shpallej ?organizatë e dhunshme? dhe shtoi se ?Kam takuar diplomatë që më kanë dhënë mbështetje për demokratizimin e brendshme?.

?Nëse ka vendime antiamerikane janë ato të Bashës për djegien e mandateve, jo vetëm mos hyrjen në zgjedhje por kërcënime për të prishur zgjedhjet. Përfaqësues të komitet ndërkombëtar kanë ngritur shqetësime të mëdha duke thënë se këto i bëjnë vetëm talebanët?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga