LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bledi Çuçi thirrje qytetarëve/ "S’do të merrni shërbime nëse nuk konfirmoni adresat e sakta të banimit"

22 Nëntor 2021, 11:09, Aktualitet CNA
Bledi Çuçi thirrje qytetarëve/ "S’do të

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu ka bërë thirrje qytetarëve për regjistrimin e saktë të adresave të shtetasve shqiptarë.

Çuçi bëri me dije se nëse qytetarët nuk angazhohen për të konfirmuar adresat e banimit do të ketë edhe kushtëzimi si mosmarrja e shërbimit në gjendje civile.

?Nuk do ta marrë më certifikatë nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të përfshihet edhe adresa.

Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar. Çdo shtetas shqiptare identifikohet sot lehtësisht me këtë adresë. Kështu që unë kërkoj në radhë të parë nga të gjithë ne, nga të gjithë ju që jeni këtu, nga kryetarët  bashkive një angazhim maksimal që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm.

Por edhe qytetarët ti kushtojnë vetëm dy minuta kohë për të vendosur një marrëdhënie korrekte, për të kryer një detyrim qytetar që të saktësojë adresën e tij atje ku banon. Shumë shpejt do ta kushtëzojmë këtë proces me dhënien e shërbimeve.

Por nuk duam që të arrijmë në atë pikë sepse besojmë se shqiptarë e kanë atë koshiencë që ti kushtojnë dy minuta angazhimit të tyre për të vendosur një marrëdhënie sa më të saktë me shtetin e tyre?, u shpreh Çuçi.

Vetëdeklarimi i  adresës së saktë bëhet në ?e-Albania? ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive.

Hapat për t?u regjistruar;

Hyr në e-Albania

Identifikohu si qytetar

Kërko shërbimin aplikimin për ndryshim apo saktësim vendbanimi

Kiliko te ?Lexo më shumë për të mësuar të gjitha hapat?

Kliko butonin përdor

Shko te krijoi aplikim të ri (kërkohet plotësimi i elementëve të adresës)

Nëse nuk e di adresën kliko te linku i regjistrit të adresave, të hapet harta për të bërë identifikimin automatikisht

Plotësoni fushat një nga një

Ngarkohet dokumenti që vërteton pronësinë

Kliko butonin apliko

Nga dy moment bëhet verifikimi dhe brenda 24 orëve ju vjen mesazhi te e-Albania

Mund të shkarkoni certifikatën për të verifikuar adresën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga