LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankesat pranë ILD/ Metani: Sa më i pavarur të jetë gjyqtari, aq më i garantuar është qytetari

22 Nëntor 2021, 21:04, Aktualitet CNA
Ankesat pranë ILD/ Metani: Sa më i pavarur të jetë gjyqtari,

Pas takimit me homologë nga Inspektorate europiane të Drejtësisë, konkretisht kreu i Inspektimit Gjyqësor të Rumanisë, gjykatësi Lucian Netejoru; inspektori magjistrat Luis Jardim i Inspektoratit të Drejtësisë së Portugalisë dhe inspektorja magjistrate znj. Martine Bardet, Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Anila Hoxha të Top Channel, mes të tjerash edhe për natyrën e ankesave të qytetarëve pranë ILD.

?Ankesat më të shumta janë për sa i përket zgjatjes së proceseve gjyqësore, padrejtësive që qytetarët mendojnë se janë bërë nga gjykatat, nga gjyqtarët apo edhe nga prokurorët në vlerësim të zgjidhjes ligjore, që i është dhënë çështjeve të tyre; civile apo penale kryesisht?, tha z. Metani duke shtuar se ?do fokusohemi që t?i përgjigjemi në një periudhë sa më të shkurtër të gjitha ankesave që qytetarët bëjnë, por kjo sigurisht varet edhe nga burimet njerëzore.?

I pyetur për pjesën më të vështirë në këtë moment të punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Metani nënvizoi se vetë puna e ILD synon edhe garantimin e pavarësisë së magjistratëve, si një garanci për të drejtat e qytetarëve.

?Unë mendoj që sfidat sa i përket burimeve njerëzore dhe infrastrukturës ligjore e kështu me radhë janë gjëra që gjejnë zgjidhje në një moment apo në një tjetër, si tani apo pak me vonë. Ajo që është e rëndësishme për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe për qytetarët në përgjithësi është vendosja e standardeve më të mira për sa i përket kësaj balancës, të cilës iu referova në fillim. Gjetja e balancës midis interesit publik për administrimin e drejtësisë, por nga ana tjetër edhe pavarësisë së gjyqtarëve, që nuk është një pavarësi që i përket gjyqtarëve por edhe një e drejtë që i përket qytetarëve. Sa më i pavarur të jetë gjyqtari, aq më i garantuar është qytetari për të drejtat e tij. Dhe kjo është ajo që ne duhet të arrijmë.?, tha z. Metani./CNA.al

Lajmet e fundit nga