LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1000 euro për person/ Kapen duke transportuar 57 emigrantë, në pranga dy shtetas

22 Nëntor 2021, 08:10, Kronika CNA
1000 euro për person/ Kapen duke transportuar 57 emigrantë, në

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Policia Pogradec në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë kanë goditur një rats tjetër kriminal të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Dy shtetasit M.L dhe E.D janë kapur në flagrancë teksa po transportonin 57 emigrantë të paligjshëm kundrejt çmimit 1000 euro për person.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas.

?U kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. L., 36 vjeç; E. D., 28 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. O., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë kapur mjetin kamion tip “Iveco”, në pronësi të shtetasit A. O., me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton se, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi E. D., i cili kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga