Connect with Us

Video/ Man. City shumë i fortë për Evertonin, fiton dhe rimerr vendin e dytë

Premier Liga

Video/ Man. City shumë i fortë për Evertonin, fiton dhe rimerr vendin e dytë

Publikuar

-

Manchester City nuk i ndahet Chelsea-t, teksa pasditen e sotme ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Evertonit dhe të rikthehet në vendin e dytë me 26 pikë, tre më pak se londinezët që kryesojnë.

Sulmuesi anglez Raheem Sterling hapi serinë e golave në minutën e 44-t, duke çuar “citizens” në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli, ndërsa në të 55-ën spanjolli Rodri lëshoi një silurë nga distanca, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e Jordan Pickford.

Portieri anglez u bë disa herë hero për Evertonin, megjithatë nuk mund të bënte asgjë në minutën e 86’ përballë Bernardo Silvës, i cili e mposhti për herë të tretë dhe vulosi rezultatin 3-0, që mban Manchester Cityn në vendin e dytë, me 26 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Statistikat “masakrojnë” Solskjaer, asnjë trofe dhe 41 humbje në 3 vite

Publikuar

-

Nga

Statistikat masakorojnë Ole Gunnar Solskjaer në aventurën e tij 3-vjeçare në krye të skuadrës së Manchester United. Tekniku norvegjez ka koleksionuar 41 humbje gjatë kohës që ka qenë i ulur në pankinën e “djajve të kuq” dhe nuk ka fituar asnjë trofe.

Gjatë drejtimit të Solskjaer, Manchesteri ka humbur 4 herë në derbin kundër Manchester City, është mposhtur 3 herë nga Liverpool, Arsenal dhe Leicester dhe dy herë nga Crystal Palace, West Ham, Watford dhe Wolverhampton.



Sikur të mos mjaftonin gjithë këto humbje, “djajtë e kuq” janë dorëzuar edhe përballë skuadrave të ashtuquajtura modeste si: Cardiff, Bournemouth, Sheffield United, Basakshehir, Astana dhe Young Boys.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Man. United shkarkon Solskjaer dhe emëron trajnerin e ri

Publikuar

-

Nga

Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht nuk është më trajner i Manchester United. Aventura e norvegjezit në krye të klubit anglez ka ardhur në fund pas asaj disfate të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj Watford me rezultatin 4-1.

Kështu, pas disa orësh reflektim, drejtuesit kanë menduar se 48-vjeçari nuk mund të qëndrojë në krye të ekipit ndërsa kujtojmë se Solskjaer ishte në drejtimin e United prej 19 dhjetorit të vitit 2018, kohë kur e trashëgoi skuadrën nga Jose Mourinho.



Sakaq, në deklaratën zyrtare të klubit anglez bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili gjithashtu e njeh më së miri klubin duke qenë se në Old Trafford ka shërbyer edhe në rolin e futbollistit. Ndërkohë, energjitë e drejtuesve tashmë do të përqendrohen për të gjetur trajnerin e ri, teksa dëshira e Djajve të Kuq është të nënshkruajnë me Zinedine Zidan.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Mbledhje urgjente tek United/ Pritet shkarkimi i Solskjaer

Publikuar

-

Nga

Një mbledhje urgjente është vendosur të mbahet gjatë orëve të fundit tek Manchester United pas humbjes turpëruese 4-1 nga Watford. Sipas asaj që raportojnë mediat ishullore, sot do të merret vendimi për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer ka fituar vetëm 4 nga13 ndeshjet e fundit dhe posti i tij është vendosur vendosur realisht në diskutim. Për të zëvendësuar norvegjezin, drejtuesit e United po mendojnë afrimin e Zinedine Zidane.



Francezi është ende pa ekip pas prishjes së kontratës me Real Madridin. Emri i tij është lidhur edhe më parë me United dhe tashmë priten edhe hapat zyrtarë. Sakaq, gjithçka mund të zbardhet që në mbledhjen urgjente.

LEXO TE PLOTE