Connect with Us

VIDEO/ Kamberi “show”, sulmuesi i Kombëtares realizon gol fantastik në Angli

Sport

VIDEO/ Kamberi “show”, sulmuesi i Kombëtares realizon gol fantastik në Angli

Publikuar

-

/

Florian Kamberi është duke bërë shumë mirë në Ligën e Parë angleze teksa aktivizohet me Sheffield Wednesday. Ditën e djeshme, sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tretë në fitoren 2-3 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Accrington.

Realizimi ishte i një formë të veçantë duke qenë se 26-vjeçari me anë të një prekje të vetme e nxorri jashtë loje portierin kundërshtarin me sferën që u preh në rrjetë dhe ekzaltoi tifozët.

Ky ishte realizimi numër katër për Kamberin në 10 ndeshje ku është aktivizuar me Sheffield duke u shndërruar kështu në një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Aktualisht, ekipi i Kamberit renditet në vendin e shtatë të klasifikimit dhe synon të ngjitet një nivel më lartë sezonin e ardhshëm duke u bërë pjesë e Championship. Kujtojmë se Kamberi është në pronësinë e St.Gallen në Zvicër dhe te Sheffield luan si pasojë e huazimit, por që është përshtatur në mënyrën më të mire të mundshme.

LEXO EDHE:  Mbretëresha e Anglisë kundër Edi Ramës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Te Dinamo “fërkojnë duart”, mbërrin “dhurata” Reginaldo për sulmin

Publikuar

-

Dinamo është gati për ndeshjen kundër Kukësit, që zhvillohet të mërkurën prej orës 16:45 në “Elbasan Arena”.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka buzëqeshur, pasi nga dita e djeshme është vënë nën urdhrat e tij edhe sulmuesi Reginaldo, sikurse shkruan “Panorama Sport”.



Futbollisti nga Mozambiku rikthehet në Abissnet Superiore dhe me gjasa mund të debutojë ndaj Kukësit me të cilin ka fituar edhe “Këpucën e Artë” para dy sezonesh me 13 gola.

LEXO EDHE:  Më shumë 27 milionë raste në botë me covid-19/ Britania ndalon grumbullimet

LEXO EDHE:  VIDEO - “Dua edhe unë një strehëz!” / Ndihmoni 50 familje në Mirditë

Sezonin më të mirë në Superiore Reginaldo e ka me Laçin, pasi ka shënuar 18 gola, para se të bëhej i njohur në Shqipëri nga eksperienca e tij me Luftëtarin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

ZYRTARE/ Rezultatet negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Publikuar

-

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

Klubi i Sampdorias ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm nga detyra e trajnerit, Roberto D’Aversën.

Për teknikun italian fatale ishin rezultatet negative të njëpasnjëshme, por edhe humbja me përmbysje të shtunën ndaj Torinos me rezultatin 1-2 në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Liguria me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

“Klubi i Sampdorias komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Roberto D’Aversën. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe të punës me skuadrën tonë”, ishte komunikata e klubit dorian.

LEXO EDHE:  VIDEO – “Dua edhe unë një strehëz!” / Ndihmoni 50 familje në Mirditë

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Flet mjekja italiane, tregon se sa rrezikshmëri ka tek qytetarët

Aventura e 46-vjeçarit në krye të Sampdorias zgjati 6 muaj ku në 22 ndeshje të këtij sezoni në Serinë A e renditi Sampdorian në vendin e 15 ku arriti të fitonte 5 ndeshje, barazuar 5 dhe humbur 12 sfida, duke grumbulluar në total 20 pikë.



LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajme të mira për trajnerin e Kombëtares, futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë

Publikuar

-

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të legjionarëve kuqezi në Europë. Gola, paraqitje mjaft të mira e vlerësime të larta kanë marrë disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja.

Klaus Gjasula ka qenë pa diskutim lojtari i ndeshjes në sfidën që Darmstadi i tij zhvilloi kundër Karlsruher-it në shtëpi. Mesfushori shqiptar gaboi në minutën e 22-të, teksa i dhuroi një gol kundërshtarëve, por ishte vetë ai që e korigjoi gabimin duke i dhuruar skuadrës së tij golin e barazimit pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë të lojës. Uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.5 futbollistin kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Thomas Strakosha ka dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, teksa për 90 minuta e ka mbajtur portën e tij të paprekur, në fitoren 3-0 që lacialët siguruan ndaj Sarenitanës. Portieri shqiptar u vlerësua me notën 7.1, teksa në këtë sfidë u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj.

Marash Kumbulla ka zhvilluar një ndeshje të madhe mbrëmjen e djeshme ndaj Cagliari-t. Shtylla e mbrojtjes kuqezi vlerësohet si më i miri i katërshes së mbrojtjes së Romës nga “Sofascore” në notat e dhëna pas ndeshjes, teksa lojtari shqiptar ka notën më të lartë, 7.5. Kumbulla e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti për 90 minuta të plota, duke shkëlqyer dhe duke treguar cilësitë e tij në fushën e lojës. Sakaq, edhe Berat Gjimshiti, një tjetër mbrojtës i Kombëtares shqiptare që aktivizohet me Atalantën ka bërë një lojë mjaft të mirë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Interit. Legjionari kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë e takimit, mori notën 7.1 nga Sofascore.

LEXO EDHE:  “Mbretëresha e Anglisë i ha bananet me thikë dhe pirun që të mos duket si majmun”

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Flet mjekja italiane, tregon se sa rrezikshmëri ka tek qytetarët



Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani është treshja shqiptare që luan në radhët e Empolit. Pavarësisht barazimit ndaj Venezia-s, tre kuqezinjtë kanë spikatur me paraqitjet e tyre në këtë ndeshje, duke marrë edhe nota mjaft të mira.

Edhe Keidi Bare e Armando Broja kanë luajtur këtë javë në kampionatet respektive, në La Liga e Premier League, duke e nisur që nga minuta e parë në takimet përkatëse.

Paraqitjet e mira të kuqezinjve në Europë janë një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që ka në muajin mars do të zhvillojë edhe dy miqësore mjaft të rëndësishme, fillimisht ndaj Spanjës më 26 mars në transfertë e tre ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE