Connect with Us

Vendet e Evropës protestojnë kundër masave të reja anti-COVID

Bota

Vendet e Evropës protestojnë kundër masave të reja anti-COVID

Publikuar

-

/

Në disa vende të Evropës qytetarët po protestojnë kundër masave të reja të izolimit që kanë për qëllim të parandalojnë përhapjen e COVID-19, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është “shumë e shqetësuar” me situatën epidemiologjike në Evropë.

Në mbrëmjen e 20 nëntorit trazirat e reja kanë shpërthyer në Holandë kundër rregullave të reja të bllokimit.

Protestuesit hodhën fishekzjarrë ndaj policisë dhe u vunë flakën biçikletave në Hagë, një natë pasi protestat në Roterdam u bënë të dhunshme dhe policia hapi zjarr.

Gjatë përleshjeve disa persona u plagosën. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të shtunën e kaluar pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me COVID-19.

Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe ngjarjet sportive janë të ndaluara.

Mijëra demonstrues dolën gjithashtu në rrugët e Austrisë, Kroacisë dhe Italisë.

Rreth 15,000 veta u mblodhën në sheshin kryesor të Zagrebit të shtunën pasdite për të protestuar kundër masave ndaj pandemisë të Qeverisë kroate, përfshirë vaksinimin e detyrueshëm për punëtorët e sektorit publik.

Gjatë protestës një gazetar është sulmuar fizikisht dhe shumë të tjerë janë sulmuar verbalisht. Asnjë nga protestuesit nuk ka mbajtur maskë dhe as nuk ka respektuar distancën fizike.

Në mesin e atyre që u mblodhën në protestë ishin edhe disa deputetë të opozitës.

Në Vjenë të Austrisë, dhjetëra mijëra njerëz protestuan pasi qeveria njoftoi një bllokim të ri kombëtar dhe planet për t’i bërë të detyrueshme vaksinimet nga muaji shkurt i vitit 2022. Ky është vendi i parë evropian që e bën vaksinimin një detyrim ligjor.

Vendi do të hyjë në një bllokim mbarëkombëtar 20-ditor nga e hëna (22 nëntor), duke mbyllur të gjitha dyqanet përveç atyre të nevojshme dhe duke urdhëruar njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Ndërsa në Itali, disa mijëra protestues u mblodhën në Romë për të kundërshtuar certifikatat e vaksinimit që kërkohen në vendet e punës dhe transportin publik.

Të shtunën (20 nëntor) Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ishte “shumë e shqetësuar” për rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me coronavirus në kontinent.

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, i tha BBC-së se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën, gjysmë milioni vdekje mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

“COVID-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.



Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.



Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE