LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane

21 Nëntor 2021, 21:22, Kosova & Bota CNA
Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet

Protestat në vendet evropiane kundër masave shtrënguese për të frenuar koronavirusin vazhduan gjatë natës dhe të dielën.

Pesë oficerë policie u plagosën në Holandë dhe të paktën 40 persona u arrestuan në tre provinca ndërsa protestat e dhunshme kundër kufizimeve vazhduan për të dytën natë radhas.

Autoritetet holandeze përdorën pompa uji, qen dhe forcat e policisë për të frenuar të rinj që u vunë flakën objekteve dhe hodhën fishekzjarre në trazirat më të rënda që kur një bllokim i plotë shkaktoi protesta në janar ku u arrestuan më shumë se 500 vetë.

Në Bruksel mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të qytetit për të protestuar kundër forcimit të masave që synojnë frenimin e përhapjes së COVID-19. Shumë prej tyre protestuan gjithashtu kundër udhëzimeve këmbëngulëse për t’u vaksinuar dhe çdo hapi të mundshëm drejt vaksinimit të detyruar. për të imponuar injeksione të detyrueshme.

Ndërkohë austriakët po shijojnë ditën e fundit nëpër lokale dhe tregjet e Krishtlindjeve para masave bllokuese që fillojnë të hënën për të frenuar një vale të katërt koronavirusi. Gjatë disa ditëve të fundit, ka pasur marshime në shumë vende evropiane, ndërsa qeveritë e këtyre vendeve vendosin masat shtrënguese./VOA

Lajmet e fundit nga