LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rastet e dyshimta ndaj Teutës, shfryn portieri i Skënderbeut: Turp! Sistemi VAR po fle

21 Nëntor 2021, 18:00, Sport CNA
Rastet e dyshimta ndaj Teutës, shfryn portieri i Skënderbeut: Turp!

Teuta dhe Skënderbeu ndanë pikët në sfidën e luajtur në Kamzë duke barazuar 2-2 mes polemikash. Korçarët kishin pretendime të shumta mbi gjykimin e ndeshjes ku arbitër kryesor ishte Enea Jorgji. Për të shtuar polemikat ka menduar vetë portieri i Skënderbeut, Bekim Rexhepi që ka postuar një moment nga ndeshja ku u pretendua për penallti pas një faulli të Todorovskit në dëm të Elvi Berishës në zonë.

Në atë moment, Jorgji iu drejtua vetë VAR-it, por në fund akordoi pozicion jashtë loje në favor të Teutës. Ky moment solli reagime të shumta në stolin e korçarëve të cilët nuk mund ta harrojnë lehtë atë rast. Rexhepi e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: ??Turp? Sistemi Var duke fjetur??, duke akuzuar drejtpërdrejtë gjyqtarin në fushë dhe ata në dhomën e VAR-it. Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ankohet për gjykimin, pasi trajneri Memelli ka javë që kërkon drejtësi në fushë nga vendimet e arbitrave.

Rastet:

Lajmet e fundit nga