LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja e Arsimit apel prindërve për të kontrolluar përdorimin e internetit nga fëmijët

21 Nëntor 2021, 15:22, Aktualitet CNA
Ministrja e Arsimit apel prindërve për të kontrolluar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke marrë shkas nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Lushnjë, ku një 13-vjeçar krye vetëvrasje u ka bërë apel prindërve që të kufizojnë përdorimin e internetit nga fëmijët e mitur.

?Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13-vjeçarit në Lushnjë! Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme?, shprehe znj. Kushi.

Rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Lushnjë ende nuk dihen pasi policia ende po punon për hetimin e asaj që ka ndodhur. Paraprakisht mësohet se i mituri ishte përdorues i rregull i rrjeteve sociale, mes të cilave dhe Tik-Tok.

Sipas ministres së Arsimit, nevojitet një debat i gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore dhe sipas znj. Kushi ?jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale?./Euronews

Lajmet e fundit nga