Connect with Us

Man. United shkarkon Solskjaer dhe emëron trajnerin e ri

Premier Liga

Man. United shkarkon Solskjaer dhe emëron trajnerin e ri

Publikuar

-

Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht nuk është më trajner i Manchester United. Aventura e norvegjezit në krye të klubit anglez ka ardhur në fund pas asaj disfate të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj Watford me rezultatin 4-1.

Kështu, pas disa orësh reflektim, drejtuesit kanë menduar se 48-vjeçari nuk mund të qëndrojë në krye të ekipit ndërsa kujtojmë se Solskjaer ishte në drejtimin e United prej 19 dhjetorit të vitit 2018, kohë kur e trashëgoi skuadrën nga Jose Mourinho.

Sakaq, në deklaratën zyrtare të klubit anglez bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili gjithashtu e njeh më së miri klubin duke qenë se në Old Trafford ka shërbyer edhe në rolin e futbollistit. Ndërkohë, energjitë e drejtuesve tashmë do të përqendrohen për të gjetur trajnerin e ri, teksa dëshira e Djajve të Kuq është të nënshkruajnë me Zinedine Zidan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Mbledhje urgjente tek United/ Pritet shkarkimi i Solskjaer

Publikuar

-

Nga

Një mbledhje urgjente është vendosur të mbahet gjatë orëve të fundit tek Manchester United pas humbjes turpëruese 4-1 nga Watford. Sipas asaj që raportojnë mediat ishullore, sot do të merret vendimi për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer ka fituar vetëm 4 nga13 ndeshjet e fundit dhe posti i tij është vendosur vendosur realisht në diskutim. Për të zëvendësuar norvegjezin, drejtuesit e United po mendojnë afrimin e Zinedine Zidane.



Francezi është ende pa ekip pas prishjes së kontratës me Real Madridin. Emri i tij është lidhur edhe më parë me United dhe tashmë priten edhe hapat zyrtarë. Sakaq, gjithçka mund të zbardhet që në mbledhjen urgjente.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpooli i pret hovin Arsenalit, i jep leksion futbolli në “Anfield”

Publikuar

-

Nga

Liverpooli fiton thellë 4-0 ndaj Arsanalit në “Anfield” dhe ngjitet në vendin e dytë në Premier League, me 25 pikë, pesë më pak se Chelsea kryesues. Skuadra e Jurgen Kloppit ndali hovin e “Topçinjve”, që kishin 11 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Për herë të fundit ishin mposhtur 5-0 nga City në javën e tretë të kampionatit.

Takimin e zhbllokoi Sadio Mane në minutën e 39-të, pas një krosimi të Alexander-Arnold, ndërsa 7 minuta pas startit të fraksionit të dytë Diogo Jota thelloi epërsinë në 2-0, me Arsenalin që nuk gjeti forca për të reaguar.

Në minutën e 74-t, Mohamed Salah mbylli praktikisht ndeshjen me golin e 3-0, finalizimin për rezultatin përfundimtar 4-0 e shënoi Minamino, vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë në vend të Jotas.



Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Liverpoolin në përplasjet me Arsenalin, madhe edhe në fund të sezonit të kaluar I kishte shënuar plot 3 gola.

Shkoni   KËTU permbledhjen e ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ylli i Manchester Cityt infektohet me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kevin de Bryjne është testuar pozitiv me COVID-19 dhe pritet të humbasë tri ndeshjet e ardhshme të Mançester Sitit. Mesfushori rezultoi pozitiv në testimin e skuadrës të mërkurën, pas rikthimit të tij nga grumbullimi me kombëtaren belge. Ai nuk ka simptoma dhe do të qëndrojë për 10 ditë në izolim.

Kjo do të thotë se Pep Guardiola do të jetë pa shërbimet e yllit të skuadrës së tij për ndeshjen e nesërme kundër Evertonit në Premier Ligë dhe pastaj edhe ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampioneve kundër PSG-së. Siti mund të renditet në krye të grupit në rast se mposhtin ekipin francez në “Etihad” të mërkurën. De Bryjne, i cili është i vaksinuar, pritet të humbasë edhe ndeshjen kundër Uest Hemit më 28 nëntor.



“Dy ditë më parë, më tha se ishte pozitiv”, konfirmoi trajneri i Sitit. “Ta harrojmë gjendjen e tij fizike. Rëndësi ka që të shërohet mirë. Njeriu është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Njerëzit janë duke vdekur nga kjo pandemi. Ai ishte i vaksinuar, kështu që është më shumë i mbrojtur dhe ne shpresojmë që simptomat të jenë minimale”, tha Guardiola. Gyndoan dhe Bernardo Silva mund të luajnë nga të dy krahët e mesfushës për ta zëvendësuar yllin belg, ndërsa Rodri pritet të luajë në qendër.

LEXO TE PLOTE