Connect with Us

Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

Bota

Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

Publikuar

-

/
cna lajme bote

Pasi Austria, deklaroi detyrimin për vaksinim ndaj koronavirusit, politikanët gjermanë të koalicionit të ardhshëm qeverisës (socialdemokrat, ekologjistë, liberal-demokrat) e përjashtojnë një rregull të tillë për Gjermaninë. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha për kanalin “Bild live” socialdemokrati Heiko Maas, ministër i Jashtëm.

“Ne nuk e konsiderojmë të nevojshme, sepse mendojmë që kjo është e vështirë edhe në aspketin e së drejtës kushtetuese”, tha Maas.

Politikania liberal-demokrate përgjegjëse për çështje të shëndetësisë Christine Aschenberg-Dugnus e kritikoi kryeministrin e Bavarisë Markus Söder, i cili u shpreh hapur për detyrimin për vaksinim.

“Askujt nuk i ndihmon përdorimi si kërcënim me një detyrim të përgjithshëm për vaksinim”, tha ajo për gazetën “Bild”-Zeitung. “Pikërisht landet me shifra dramatike të infeksioneve me Corona duhet të përqendrohen, ashtu sikurse është rënë dakord, që të zgjerojnë ofertën për vaksinim dhe të zbatojnë masat e reja ndaj koronavirusit.”

Në Austri të hënën (22.11.) vendosen sërish masat e izolimit, që prekin edhe të vaksinuarit dhe rregullorja do të jetë në fuqi për maksimumi 20 ditë. Ndërsa në shkurt të gjithë qytetarët nga një moshë e caktuar duhet vaksinohen plotësisht ndaj koronavirusit, në rast të kundërt ata do të gjobiten. Austria është vendi i parë i BE-së që në sfondin e valës aktuale të infeksionit ndërmerr masa të tilla të rrepta. Incidenca shtatë ditore e infeksioneve për 100.000 banorë të premten (19.11) në Austri ishte mbi 1000.

Gjithnjë e më shumë lande të federatës në Gjermani po i forcojnë masat kufizuese. Në Gjermani vlera mesatare, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) është 362. Sipas këtyre të dhënave brenda 24 orëve regjistrohen 63.924 infeksione të reja, që do të thotë 19.000 më shumë se përpara një jave. Kuota e hospitalizimeve sipas RKI është 5,34 për 100.000 banorë në shtatë ditë.

Nëse incidenca e hospitalizimeve është 3 në një land hyn në fuqi rregullorja 2G (vaksinuar, ose shëruar ndaj COVID-19) vetëm personave që e dëshmojnë këtë u lejohet aksesi në aktivitete publike. Ndërsa me incidencën 6 të hospitalizimeve vlen rregulli 2G, për të pasur akses në aktivitete publike edhe të vaksinuarit apo të shëruarit duhet të paraqesin edhe një test negativ ndaj koronavirusit.

LEXO EDHE:  Gjermania e interesuar për specialistë nga Ballkani

Në landin Zarës (Saarland) dhe në Hamburg që nga e shtuna (20.11) ka hyrë në fuqi rregullorja 2G për hyrjen në mjediset e gastronomisë, në bare, klube e diskoteka, për aktivitete sportive si dhe në mjedise të mbyllura për koncerte, apo të tjera aktivitete të kohës së lirë. Bavaria të premten (19.11) vendosi që nga e hëna të hyjnë në fuqi masat e izolimit për të pavaksinuarit si dhe në zonat me kuotë të lartë infeksioni lockdown për të gjithë qytetarët.

Në qarqet e këtij landi me një incidencë mbi 1000 do të mbyllen të gjitha mjediset e gastronomisë, hotelet, parukeritë, si dhe mjediet për aktivitete sportive e kulturore. Edhe në

Saksoni kanë hyrë në fuqi masa të forta me kufizime.

Presidenti i RKI Lothar Wieler sërish bëri thirrje për pakësimin e kontakteve fizike në mbarë Gjermaninë. Me masa të tilla në landet me kuota të ulëta infeksioni ka shans që të ruhet ky nivel. Po ashtu Wieler thekson, se duhet të vazhdojë të rritet kuota e vaksinimeve.

RKI përmend si objektiv që në verë të paktën 85 përqind e popullsisë nga mosha 12 deri në 59 dhe 90 përqind e popullsisë nga 60 vjeç të jenë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Në rast se nuk mjafton pakësimi i kontakteve dhe nuk rritet numri i të vaksinuarve „nisur nga skema deritanishme e përhapjes së infeksionit” mund të pasojë edhe një valë e pestë Corona”, tha Wieler./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Fotot/Ivanka Trump “verbon” gjermanët!

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi për fasoneritë/ Rama: Do të vijojmë pa u ndalur



Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Mbi 90.000 njerëzve nga Ballkani do mund t’u ndalet hyrja në Gjermani

LEXO EDHE:  Fotot/Ivanka Trump “verbon” gjermanët!

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.



Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  “Rregulli i Maltës” për shpërndarjen e refugjatëve

LEXO EDHE:  Akademia Kombëtare e Shkencave: Si do të jetë e përditshmja me koronavirusin në Gjermani

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE