LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryetarja e LDG Korçë nxjerr zbuluar Bashën/ Prej 1 viti e gjysmë më ka lënë në pritje

21 Nëntor 2021, 18:27, Politikë CNA
Kryetarja e LDG Korçë nxjerr zbuluar Bashën/ Prej 1 viti e

Gjatë foltores së mbajtur me gratë e vajzat demokrate, Kryetarja e LDG Korçë, Klara Bici ka zbuluar se ka kërkuar një takim me Bashën para një viti e gjysmë sa i takon problematikave dhe fushatës dhe se akoma është në pritje të këtij takimi.

Ajo paralelizoi këtë situatë me një të ndodhur me herët, kur kishte kërkuar një takim me liderin historik, Sali Berisha dhe ai menjëherë e ka pritur në zyrë për të diskutuar.

“Në 2013 jam rikthyer për të dhënë kontributin tim dhe kam kërkuar një takim me zotin Berisha i cili më ka pritur menjëherë. 

Rreth një vit e gjysëm më parë i kam kërkuar zotit Basha një takim për të diskutuar rreth probleme të gruas dhe përgatitjet e fushatës, por jam ende në pritje. 

Kjo për të thënë se një kryetar e humbet rolin e tij nëse nuk ka memorie politike të kontributeve tona. Zoti Berisha më njeh mua dhe ju prandaj jamë sot për të mbështetur zotin Berisha?, theksoi ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga