Connect with Us

Interi mund Napolin dhe konfirmohet si pretendet për titull

Seria A

Interi mund Napolin dhe konfirmohet si pretendet për titull

Publikuar

-

Interi ka marrë një fitore të artë duke mposhtur 3-2 mes vuajtjesh Napolin në ‘’San Siro’’. Ishte skuadra e Spaletit që kaloi e para në avantazh me një supergol të Zilinskit, por zikaltrit përmbysën gjithçka në pjesën e parë.

Fillimisht, Çalhanoglu ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akorduar pas një prekje me dorë të Kulibalis, ndërsa Perisiç dërgoi Interin në avantazh pas një asisti nga goditja e këndit e turkut.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit shënoi dhe të tretin me Lautaro Martinez, që rikthehet te goli pas një muaji. Por për të hapur ndeshjen mendoi Driz Mertens që lëshoi një silurë në minutën e 78-të.

LEXO EDHE:  Tentoi të shpëtonte mbesën/ Mbytet në det i moshuari

Por vetëm kaq, Interi futet zyrtarisht në garën për titull duke u afruar me katër pikë nga kreun, ndërsa Napolin e ndjek fati i Milanit, pasi deri dje të dyja skuadrat ishin të pagabueshme në Serinë A.

Klasifikimi aktual:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ Një ish-interist tërbon Italinë, në Serinë A shënohet goli i vitit

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Interit, Keita Balde ka shënuar ditën e sotme një eurogol të denjë për realizimin e vitit në Serinë A.

Senegalezi ndëshkoi Sasuolon pas 40 minutash lojë duke çuar në rrjetë një goditje të fuqishme me roveshatë, që për portierin vendas ishte e pamundur ta arrinte. Ky ishte goli i barazimit për Kaljarin, pasi vendasit kishin shënuar më herë me Skamakën.

LEXO EDHE:  Ronaldo te Juventus/ Në Napoli “plas” gallata

LEXO EDHE:  Tentoi të shpëtonte mbesën/ Mbytet në det i moshuari

Berardi kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh, por Zhoao Pedro vulosi shifrat në 2-2 pas vetëm 4 minutash po me 11-metërsh.



Kaljari mbetet në vendin e fundit me 7 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjesh, ndërsa Sasuolo mbetet në mesin e tabelës me 12 pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Inzagi lë Xhekon në stol/ Ja formacionet zyrtare të Inter-Napoli

Publikuar

-

Nga

Interi do të përballet në Napolin në shtëpi në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Seria A. Zikaltërit duan të përfitojnë nga hapi fals i Milanit dhe përballë kanë Napolin kryesues.

Skaudra e Inzagit vjen me mungesa në këtë sfidë. Mbrojtësi De Vrij dhe sulmuesi Aleksis Sançez mungojnë për shkak dëmtimit. Napoli nga  krahu tjetër e ka skuadrën më të plotë. Mungesa e vetme është Politani për shkak kovidi. Humbja e Milanit ndaj Fiorentinës i ka motivuar skuadrat.

LEXO EDHE:  E bujshme nga Italia/ Interi gjen akordin edhe me Belotin

LEXO EDHE:  Përplasen dy trena/ 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe luhet në ‘San Siro’, të Milanos

FORMACIONET ZYRTARE



Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Trajner: Simone Inzaghi

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Trajner: Spalletti

LEXO TE PLOTE

Seria A

10 ditë jashtë fushave, Milani humbet sulmuesin për ndeshjet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Ante Rebic do të qendrojë 10 ditë jashtë fushave. Sulmuesi kroat sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe po merrte minuta, por është ndalur sërish. 28-vjeçari ka ndjerë shqetësime në kofshën e djathë e për këtë arsye nuk luajti as dje ndaj Fiorentinës.



Klubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Rebic do të qendrojë jashtë fushave për 10 ditë dhe më pas gjendja e tij do të vlerësohet sërish. Kroati do të humbasë kështu ndeshjen e rëndësishme në Champions League ndaj Atletiko Madrid, por edhe atë në kampionat ndaj Sassuolo.

LEXO TE PLOTE