LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylisi synon fitoren edhe në derbi/ Përballje rivalësh në Berat dhe Peshkopi, ja të gjitha duelet e sotme

21 Nëntor 2021, 10:06, Sport CNA
Bylisi synon fitoren edhe në derbi/ Përballje rivalësh në

Do të luhen sot në orën 14:00 ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së parë. Një ndeshje derbi i pret kryesuesit e Bylisit, që do të presin në shtëpi Apoloninë.

Ballshiotët, që kanë marrë vetëm fitore në kampionat këtë sezon, kërkojnë suksesin e radhës përballë miqve nga Fieri, që nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira.

Tomori dhe Erzeni, dy skuadra që pretendojnë ngjitjen në elitë do të përballen në një sfidë direkte në Berat. Të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe synojnë maksimumin e pikëve në sfidën e sotme që të mos humbasin kontaktin me Bylisin kryesues.

Një tjetër përballje direkte, mes dy skuadrave që po bëjnë mirë këtë sezon është edhe sfida Korabi-Burreli. Besëlidhja kërkon suksesin e radhës në kampionat përballë Shkumbinit, ndërsa Besa kërkon të rikthehet tek fitorja në sfidën e sotme kundër debutuesve të Maliqit.

Lushnjën e pret një transfertë e vështirë në Pogradec, por të dyja skuadrat janë shumë larg pritshmërive këtë sezon.

Butrinti do të luajë kundër Tërbunit, ndërsa Turbina do të ndeshet me Vorën në një sfidë direkte për tiu larguar fundit të renditjes.

Lajmet e fundit nga