LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blerina Gjylameti poshtëron Petrit Vasilin/ “Kur ke gojë e flet, ti që more 300 vota”

21 Nëntor 2021, 12:01, Politikë CNA
Blerina Gjylameti poshtëron Petrit Vasilin/ “Kur ke gojë e flet,

Nuk kanë të mbaruar batutat tallëse në parlament dhe në komisionet parlamentare, sa herë që shfaqet apo e merr fjalën deputeti më qesharak i parlamentit Petrit Vasili i LSI-së.

I kthyer ne ikonën e servilizmit dhe duke qenë lëverja e Ilir Metës që i shërben atij sa herë i duhet, ne qesharak u shndërrua Petrit Vasili edhe në komisionin hetimor që krijuar me nismën e PD për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Si zakonisht, Petrit Vasili si fytyra më përfaqësuese e rinisë që përfaqëson LSI në parlament, ndërsa ka marrë fjalën në komisionin hetimor e ka nisur të llapandisë për vjedhjen e votave, e mbylli gojën e nuk dinte se ç?të thoshte kur deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti iu drejtua: ?Po pusho mo mavri, pusho! Pusho se bëhesh njeriu më qesharak o lolo kur flet edhe ti me 300 vota gjithësej për vjedhjen e votave?.

Kaq u desh që sallën e mbledhjeve ta pushtonin të qeshurat e deputetëve nga të dy krahët që me sytë drejtuar nga Vasili nuk mbanin dot të qeshurat.

I vetmi që nuk u përfshi mes atyre që u gajasen së qeshuri ishte Nasip Naço, që me sa duket po shijonte te qeshurat e kolegëve të tij me ish kolegun e dikurshëm në LSI, duke mos e fshehur dot keqardhjen për situatën aq qesharake ku gjendej ikona e imazhit të LSI Petrit Vasili.

Deputetët e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, janë me fat që e kanë Petrit Vasilin në atë komision, se duhet dikush që ta kenë për t?u gajasur./CNA.al

Lajmet e fundit nga