LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

90% e delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit/ Reagon sekretarja e PD Sarandë pas shkarkimit: Jam ende në detyrë

21 Nëntor 2021, 14:47, Politikë CNA
90% e delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit/ Reagon sekretarja e PD

Sekretarja e degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku është shprehur se 90 % e delegatëve të Sarandës do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

E ftuar në studion e Syri Tv, Qurku tha se, dega e Sarandës nuk ka as kryetar as sekretar.

?Nga 140 delegatë që ka dega e Sarandës, kanë firmosur 100 delegatë. 20 prej tyre janë në emigracion. 20 prej të tjerëve, 13 ishin në atë mbledhjen dhe disa të tjerë janë vënë nën presion dhe dorëzuar.

Të vish nga Saranda në Tiranë, për të protestuar, është një torturë e vërtetë. Dhe mundi i tyre nuk duhet të shkojë kot. Sot dega e Sarandës nuk ka as kryetar dhe as sekretar. Kush do ti mbrojë ata demokratë të Sarandës, kush do ti mbështesë ata? Deputeti? Ai vjen vetëm për fushatë. Sot ne nuk kemi asnjë deputet që jeton në Sarandë”, tha Qurku.

Përsa i përket shkarkimit të saj, Qurku deklaroi se vazhdon ta mbajë detyrën që i kanë dhënë demokratët e Sarandë, duke thënë se nuk ka asnjë mbledhje kryesie të PD-së që ta ketë shkarkuar.

?Unë nuk e lë detyrën, unë do të jem aty deri sa të mblidhet kryesia e PDSH-së. Nëse do të më largojnë të më thonë arsyet.

Kam pasur komunikim me Bashën, kur erdhi si një nga kandidatët për kryetarë të PD-së. Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me deputeten e zonës, që para 3 javësh ishim në terren. Unë kam qenë në detyrë, deri në momentin kur erdhi ?Foltorja?.

Unë jam ende në detyrë, pasi nuk ka një mbledhje kryesie të PD-së që të ketë në rendin e ditës një shkarkim të sekretares së Sarandës. E kam kërkuar që dje shkresën për largimin tim nga detyra, por nuk më ka dhënë askush?, theksoi Matilda Qurku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga