Connect with Us

Xhinset më stil të sezonit të dimrit/ Duhet t’i keni patjetër në garderobë

Fashion

Xhinset më stil të sezonit të dimrit/ Duhet t’i keni patjetër në garderobë

Publikuar

-

cna, lajm, fashion

Pak rëndësi ka se sa xhinse ne kemi në garderobën tonë. Gjithmonë na duhen më shumë! Xhinset janë një element i rëndësishëm i veshjeve pothuajse për të gjithë. Kjo do të thote se xhinset nuk do të dalin asnjëherë nga moda.

Kujtojmë se xhinset nuk ishin gjithmonë pjesë etrendeve më në modë. Gjatë vitit 1800 ato u bënë pjesë e veshjeve të punëtorëve përshkak të materialit të tyre të qëndrueshëm.

Gjatë këtij sezoni dimri kini parasysh disa prej tendencave më të fundit.

LEXO EDHE:  Si t’i vishni teminat përgjatë ditëve vjeshtore!

1-xhinse të gjera më ngjyrë toke (Kafe, bezhë, kafe e hapur, gri)

Kafe e lehte Online — Fashion Group Albania

2- Slim (Xhinse të ngushta) Po, do keni mundësi ti kombinoni shumë kollaj më bluzat e gjera dhe pulovrat.

3-Xhinst ekologjike. Gjithnjë e më shumë konsumatorët po shprehin një dëshirë për t’u kujdesur për planetin, madje edhe shitësit me pakicë po krijojnë koleksione të xhinsit ekologjik të bëra nga materiale me bazë bimore që mund të dekompozohen, duke sjellë në këtë mënyrë material me një ndikim minimal mjedisor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

Shtoni elegancë në pamjen tuaj/ Tendencat e bizhuterive që do ju duhen gjatë sezonit të dimrit

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Gjatë sezonit të dimrit duhet ti kushtojmë shumë rëndësi jo vetëm veshjeve por edhe aksesorëve, veçanërisht bizhuterive.

Nuk ka asnjë gjë të keqe të eksperimentoni dhe të gjeni ato bizuteri që përshtaten më shumë më tipin dhe stilin tuaj.



Gjithsesi duhet të krijoni një ide në lidhje me tendecat më të fundit të bizhuterive për dimër.

LEXO EDHE:  According to Dior Couture, this taboo fashion accessory is back

LEXO EDHE:  According to Dior Couture, this taboo fashion accessory is back

Si fillim kini parasysh…është rithyer moda e vitetve 80’ edhe për këto aksesorë./CNA.al

Bizhuteri të mëdha

Vathë të gjatë (shumë të gjatë)

Bizhuteri me perla

Vathë Hajmali

LEXO TE PLOTE

Fashion

Preferoni fustane edhe në dimër?/ Ndiqni këto 5 këshilla për tu dukur më stil

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Duket se dhe ditët e ngrohta të dimrit morrën fund dhe temperaturat po bëhen më të ftohta. Eshtë momenti që të ndërroni plotësishr garderobën, por lajmi i mirë është se nuk keni pse i hiqni të gjitha. Moti i ftohtë është një kohë e mirë për të përdorur artikujt tuaj të preferuar komod, si pulovrat komode, xhaketat dhe madje edhe fustanet.

Po, ashtu është: ju mund të vishni fustane në dimër, ndaj mos nxitoni t’i paketoni.

Gjatë një interviste ekskluzive me InStyle, stilistja e famshme Cindy Conroy na siguroi se fustanet mund të bëjnë një veshje të mrekullueshme dimërore. “I vesh pothuajse 365 ditë në vit”, shton ajo.

Për sa i përket mënyrës sesi të vishni fustanet në dimër pa u dukur jashtë sezonit, ose më keq, të keni ftohtë– Conroy thotë se “gjithçka varet nga aksesorët e duhur”. Mendoni për veshjet e sipërme, këpucët dhe bizhuteritë.

LEXO EDHE:  Gentës apo Ritës i shkon më shumë ky stil flokësh… (Foto)

LEXO EDHE:  According to Dior Couture, this taboo fashion accessory is back

Pesë stilistë kanë dhënë këshillat e tyre më të mira.

1) Mund të bëni një kombinim me fustanet veror, duke veshur diçka poshtë tyre

2) Nëse vishni një fustan të hollë, stilojeni atë me çizme deri në kyçin e këmbës që janë midis 10-13 cm të larta (sigurisht për sa kohë që ndiheni rehat duke ecur me to).



3) Kombinimi me jelek puffer, të cilët po bëhen gjithnjë e më shumë të popullarizuar në media sociale. Ata vijnë në gjatësi dhe stile të ndryshme dhe krijojnë një stil të jashtëzakonshëm kur kombinohen me një fustan.

4) Fustanet me vata janë të duhurit për sezonin e dimrit.

5) Palltot dhe xhupat e gjatë janë perfect match për këtë sezon, por kujdes me kombinimin e ngjyrave./Class

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Fashion

E adhuroni ngjyrën e zezë në veshje/ 6 ide kombinimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ju pëlqen shumë ngjyra e zezë në veshje? Apo jeni tipi që vishni vetëm të zezën? Ka pafund si ju.

Më poshtë do të gjeni disa si mund të kombinoni ngjyrën e zezë për tu dukur gjithmonë trend dhe mbi të gjitha komode.

1-Mos neglizhoni aksesorët me veshje të zeza

Kombinim i aksesorëve me ngjyrë të zezë: Kush ka nevojë për një kombinim floral kur mund të plotësoni veshjen tuaj duke kombinuar aksesorët si një palë këpucë të rrafshta të zeza me shkëlqim dhe çantë dore me po të njejtën ngjyrë.

2-Pantallona të zeza, duhet të keni një palë patjetër. Pak rëndësi ka me cfarë i vishni

Kombinim dypjesësh monokromatike: pantallona të zeza dhe pjesë të sipërme të ngjitur, një veshje shumë elegante që do të ju bëjë të dukeni delikate dhe profesionale gjatë gjithë sezonit.

3- Fustan i shkurtër i zi

Një fustan i shkurtë i zi: blogeret dhe përcjellëset e modës pëlqejnë artin e të veshurit një fustan të shkurtë të zi i cili përshtatet për çfarëdo lloj evenimenti, duke e kombinuar me një palë aksesorë trendi.



4- Kostume banjo të zeza dhe kapele (për sezonin e verës)

Kostume banjo me ngjyrë të zezë: ky lloj kostumi një-pjesësh i zi nuk duket i mahnitshëm vetëm për pishinë, por gjithashtu thekson trupin tuaj në çfarëdo kombinimi të veshjes. Pas një feste në rërë apo një dite në not, hidhni një pelerinë në bikinit tuaj dhe do dukeni e mrekullueshme.

LEXO EDHE:  Poza të nxehta dhe shumë provokuese/ Njihuni me Josefine Forsberg, modelja që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me linjat e saj

LEXO EDHE:  Porosit xhinse online/ Habitet nga ajo që i sjellin

Kapelë dielli: ju nuk mund të gaboni asesi me një kapelë dielli gjatë ditëve të ngrohta të verës, përdorni si avantazh përdorimin e modeleve me nuanca të zeza dhe do shkëlqeni padyshim.

5-Bluza, shumë bluza ngjyrë të zeza dhe xhinse të thjeshta

Veshje e sipërme me ngjyrë të zezë: nëse ju zgjedhni ndonjë stil më të thjeshtë ose një verzion më të hapur, një body i sipërm duket mahnitshëm me një palë xhinse të viteve të 90-ta.

6- Minifund plus këmishë

Minifund i zi + këmishë: që të dukeni me një stil paka më rrugor apo rastësor, plotësoni veshjen tuaj me një minifund të zi, një këmishë bardh e zi dhe veshje të sipërme me nuancë të bardhë, duke e plotësuar me atlete converse./CNA,al

LEXO TE PLOTE