Connect with Us

VIDEO/ Xavi debuton me fitore në derbi, Barcelona triumfon mes drithërimash

La Liga

VIDEO/ Xavi debuton me fitore në derbi, Barcelona triumfon mes drithërimash

Publikuar

-

Xavi Hernandez debuton me fitore në stolin e Barcelonës në derbin e Katalunjës përballë Espanyolit, por duhet pranuar që skuadra “blaugrana” ishte me shumë fat që në 10 minutat e fundin e takimit nuk pësoi gol. Gjithsesi, një nisje me këmbën e mbarë për 41-vjeçarin, që shijoi suksesin e parë në LaLiga me ekipin ku fitoi gjithçka si futbollit.

Goli që vendosi sfidën u shënuan nga Memphis Depay me 11-metërsh sapo nisi pjesa e dytë. Espanyoli reagoi sidomos pas minutës së 70-të, duke iu afruar disa herë golit, por ishte thjesht i pafat. Raul de Tomas humbi një mundësi të mirë në të 70-të, ndërsa në të 82-tën goditi shtyllën nga distanca.

Landry Dimata nuk mund t’u besonte syve në të 84-tën, kur i vetëm pranë zonës së portierit goditi jashtë. Raul de Tomas, dy minuta më vonë goditi sërish shtyllën me kokë, si për të konfirmuar fatin e keq në këtë mbrëmje.

Shikoni  KËTU permbledhjen e ndeshjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

“Ka programuar edhe konferencën”, Aguero e mbyll me futbollin e luajtur

Publikuar

-

Nga

Sergio Aguero do ta mbyllë me futbollin e luajtur dhe gazetari Fabrizio Romero është i sigurt për këtë.

Sulmuesi argjentinas, pas kontrollove mjekësore ka zbuluar se kishte probleme me zemrën.

Aritmia e tij është serioze dhe nuk ia lejon të ketë aktivitet fizik si një futbollist profesionist.

Romero raporton se Barcelona është njoftuar dhe madje është programuar edhe një konferencë për shtyp javën e ardhshme.



LEXO TE PLOTE

La Liga

Perez nuk heq dorë nga Superliga, i bën presion UEFA-s: Ju kujtoj me kë po flisni

Publikuar

-

Nga

Debati për krijimin e Superligës nuk ka fund. Iniciatori i këtij projekti, Fiorentino Perez shpesh është përplasur me Uefan lidhur me këtë kompeticion. Në asamblenë e fundit të Real Madrid, Perez nuk la pa përmendur dhe idenë e Super Ligës.

“Pandemia na tregoi se duhet të bëjmë ndryshime në sistemin e futbollit, me qëllim që të parandalojmë falimentimin si sport. Superliga është zgjidhje. Ajo ka në thelbin e saj transparencën dhe burime të mëdha financiare, për të krijuar një kompeticion të ri”.

Tifozët

“Të rinjtë po largohen nga futbolli. Formati do të jetë i hapur për të gjithë nevojat e tifozëve. Klubet po i paraprijnë rrezikut kurse UEFA jo.



Presioni i UEFA-s

“Si ka mundësi që presidenti i Uefas foli me tone të rënda ndaj një klubi si Juventusi? Gjithçka ishte kundër Superligës. 3 prej 12 klubeve nuk ranë dakort me kushtet. Ne të tre kemi fituar 20 kupa evropiane. Duhet t’i kujtojmë se kush është Reali.

Fiorentino Perez themeloi idenë e Superligës, në të cilën do të merrnin pjesë 12 ekipet më të forta të historisë. Kjo solli pakënaqësi tek tifozët, të cilët u shprehën hapur kundër kësaj ideje, me idenë se futbolli është i bukur prej skuadrave të vogla.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldo bind Zidanen të marrë drejtimin e United

Publikuar

-

Nga

Zinedin Zidan ka nisur të shkrijë akujt dhe të “ngrohet” për idenë e marrjes së drejtimit të Mançester Junajtidit. Emri i ish-teknikut të Realit të Madridit është përfolur si një nga kandidatët për të zëvendësuar Ole Gunar Solskjaerin në “Old Trafford” në rast shkarkim. Por deri tani ai nuk kishte qenë shumë entuziast, duke preferuar më shumë një telefonatë nga kombëtarja e Francës. Zidan, i cili fitoi Botërorin “Francë 1998” si kapiten i “Gjelave”, konsiderohet kandidati favorit për të zëvendësuar Didie Deshampin në stolin e kombëtares në momentin që ai do të largohet.

Por sipas “Record Sport”, Mançester Junajtid ka bërë progres me përpjekjet për të tunduar Zizunë në “Teatrin e Ëndrrave”. 49-vjeçari, pa punë që prej muajit maj pas largimit për herë të dytë nga “Bernabeu”, ka nisur të joshet nga ideja se në Mançester do të gjente dy ish-kampionë të tij në Madrid, Kristiano Ronaldon dhe Rafael Varanin. Gjatë dy periudhave të tij në stolin e madrilenëve, ai fitoi 3 herë radhazi Ligën e Kampioneve, dy tituj La Lige dhe dy Botërorë Klubesh.

“Djajtë” kanë përdorur vetë yllin portugez për ta bindur trajnerin që të pranojë një ofertë të mundshme në të ardhmen dhe me sa duket, negociatat e CR7-ës kanë dhënë rezultat. Gjithsesi, mediat angleze janë të sigurta se kandidati i parë i preferuar për të pasur norvegjezin është trajneri aktual i Lestërit, Brendën Roxhers. Vetëm në rast se irlandezoveriori nuk do të pranojë që të ndërpresë kontratën e tij me “Dhelprat”, do të shihen alternativat e tjera.



Një ndër to është edhe ajo e trajnerit të Ajaksit, Erik ten Hag, i cili ka edhe mbështetjen e ishmbrojtësit Rio Ferdinand: “Çdo trajner në një klub të ri, dëshiron që t’u tregojë njerëzve menjëherë përse është aty. Unë përdor Konten si një pikë të mirë reference për këtë. Sa herë ai shkon në një klub të ri, nuk ka diskutime me të dhe ai u thotë: ‘Kjo është situata, ky jam unë. Nëse nuk jeni me mua, atëherë mund të largoheni’.

Mendoj se ky është mentaliteti që i ndan trajnerët e mirë nga më të mirët. Duhet të jesh në gjendje që të komandosh një dhomë zhveshjeje të mbushur me ego, personalitete dhe karaktere të forta. Tani unë nuk e njoh Ten Hagun personalisht, por ai është duke bërë një punë të shkëlqyer tek Ajaksi. Mos harrojmë se Ajaksi nuk është një klub i vogël. Ata janë më të mëdhenjtë në Holandë. Por unë mendoj se ai i ka bazat për të menaxhuar një klub të madh”.

LEXO TE PLOTE