Connect with Us

VIDEO/ Florian Marku gati për një tjetër fitore, ndiqeni këtu ndeshjen LIVE

Sport

VIDEO/ Florian Marku gati për një tjetër fitore, ndiqeni këtu ndeshjen LIVE

Publikuar

-

/

Florian Marku pas pak minutash pritet të futet në ring për tu përballur me Jorick Luisetto në “The sse Arena, Wembley”.

Kujtojmë që Marku sonte është në mbrojtje të titullit kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij  të fundit.

Kujtojmë që “mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë.

LEXO EDHE:  Kaosi te Krimet e Rënda/ Reagon mazhoranca

Ndiqeni KËTU ndeshjen LIVE

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Pjesë e parë dramatike, shikoni çfarë ka ndodhur në duelin Kukësi-Skënderbeu

Publikuar

-

Kukësi pret sot Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 17 në Abissnet Superiore, e cila ka startuar në orën 16:45.

Verilindorët e Longos, vijnë në këtë duel pas asaj humbje 0-1 ndaj Dinamos teksa do të kërkojë të kthehet te fitorja për të mos “venitur” shpresat për titull.

Nga ana tjetër korçaret e Memellit, vijnë nga një barazim pa gola në shtëpi ndaj Laçin. “Ujqërit e Dëborës”, ashtu si rivalët e Kukësit, do të futen në këtë duel për të marrë maksimumin dhe për tu larguar nga zona e ftohtë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, nuk mungojnë surprizat. Trajneri italian i Kukësit, ka aktivizuar nga minuta e parë dy futbollistët e afruar në merkato nga Partizani, Musta dhe Gligorov, teksa Shkurtaj qëndron në stol. Te Skënderbeu e vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Vitija, ndërsa debuton nga minuta e parë Frashëri.

LEXO EDHE:  Putin, bisedë live me qytetarët në televizion

LEXO EDHE:  Hetimet për vrasjen e Artan Santos/ Spartak Braho “shpëton” Arta Markun

HT KUKËSI-SKËNDERBEU 0-0

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Uerdi Mara ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!



45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

44′ Shtylla i vjen në ndihmë Skënderbeut! Pas gjuajtjes së Gjelbërim Taipit brenda zonës, topi u devijua nga Sadriu dhe u ndal në shtyllë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit Skënderbeut, pas tentativës së Marës nga goditja e dënimit, fal edhe devijimit të Xhikës si dhe ndihmës së traut të portës, topi ka shkuar në këndore.

38′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Bytyçi, në vendin e tij portieri Xhika.

36′ Gafë e pafalshme në mbrojtje e Kukësit! Përfiton Mensah që nis një kundërsulm të shpejtë, ndërkohë që portieri Tafas braktis portën duke shkaktuar faull jashtë zonës. Portieri i Kukësit ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë!

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpool nuk fal në transfertë, ngushton diferencën me kreun

Publikuar

-

Liverpool ka përfituar nga hapi fals i Manchester City ditën e djeshme, për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes.

Skuadra e Klopp ka triumfuar në transfertë ndaj Crystal Palace, me rezultatin 1-3. Me këtë fitore, Liverpool mban vendin e dytë me 48 pikë, 9 pikë më pak se City kryesues, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

LEXO EDHE:  Emrat e fshehtë të kandidatëve të PD-LSI/ Nga Mark Marku, Andrea Mano, Artur Roshi, Mediu, te Bahri Shaqiri, Dule greqizoi ‘prindërit’

LEXO EDHE:  Emrat e fshehtë të kandidatëve të PD-LSI/ Nga Mark Marku, Andrea Mano, Artur Roshi, Mediu, te Bahri Shaqiri, Dule greqizoi ‘prindërit’



Në ndeshje e tjera, Arsenal u ndal në barazim pa gola nga Burnley, ndërsa në barazim u mbyll edhe sfida mes Leicester dhe Brighton.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Napoli siguron fitoren e 3-të radhazi në Serie A, mposht bindshëm skuadrën e vendit të fundit

Publikuar

-

Napoli ka arritur të triumfojë lehtësisht në “Diego Armando Maradona” përballë ekipit të fundit në renditjen e Serie A, Salernitana.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17 me anësorin Jesus, por në minutën e 33 miqtë do të rikthehenin barazpeshën me Bonazzoli.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Mertens kthen në gol një penallti në minutën e 45+3, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazhin minimal.

Sapo nis pjesa e dytë, vendasit do të shënojnë edhe golin e tretë me, Amir Rrahmanin i cili i jep qetësi dhe siguri skuadrës së toj.

LEXO EDHE:  Putin, bisedë live me qytetarët në televizion

LEXO EDHE:  Mungoi gjatë inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar/ Meta thumbon Ramën



Vetëm 6 minuta më vonë, Lorenzo Insigne do të shënonte edhe golin e 4 që do të vinte nga një tjetër penallti e ekzekutuar saktë.

4-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje që kalon momentalisht Napolin në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Salernitana mbetet e fundit me vetëm 10 pikë.

LEXO TE PLOTE