LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Dy penallti nderojnë Juventusin, bardhezinjtë afrohen me zonën Champions

20 Nëntor 2021, 19:18, Sport CNA
VIDEO/ Dy penallti nderojnë Juventusin, bardhezinjtë afrohen me

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Lazios në Olimpico në kuadër të javës së 13 të Serie A  me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që tentuan disa herë të rrezikonin portën e ?bardhezinjve?, por miqtë fitojnë një penallti me Moratan e cila kthehet në gol nga kapiteni Bonucci në minutën 23.

Ky do të ishte edhe goli i  vetëm i 45 minutave të para. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për vendasit, por pa mundur të barazojnë shifrat.

Në minutën e 83 një kundërsulm i ?Zonjës së Vjetër? me Chiasën i cili përfiton nga një daljë e gabuar e portierit e Reina e më pas një ndërhyrje e gabuar e spanjollit i cili shkakton penalltinë e dytë.

Është sërish Bunocci që merr përsipër ta ekzekutojë duke u treguar i saktë dhe duke vulosur fitoren.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi barazon me pikë pikërisht Lazion, 21 dhe pozicionohet në vendin e 6.

LACIO- JUVENTUS 0-2

22?, 83?  Bonuçi

 

Lajmet e fundit nga