LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ulen aksidentet rrugore dhe fatalitetet”/ DPSHTRR: Duhet punë në këto dy drejtime

20 Nëntor 2021, 10:42, Aktualitet CNA
“Ulen aksidentet rrugore dhe fatalitetet”/ DPSHTRR: Duhet punë

Në javën e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore drejtoria  e përgjithshme e transportit rrugor njofton se gjatë 10 mujorit të parë të vitit 2021 janë ulur aksidentet me pasoja fatale, krahasuara me të njëjtën periudhë të 2018, 2019-ës, pasi në vitin 2020 qarkullimi ka qenë i kufizuar për shkak të Covid.

Përmes një postimi, DPSHTRR thekson se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve, por edhe punës së policisë. DPSHTRR thekson se duhet më shumë punë me ndërgjegjësimin e këmbësorëve dhe infrastrukturën e sinjalistikën rrugore.

?10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë.

Edhe pse kemi rreth +110,000 mjete rrugore më shumë, të regjistruara gjatë 2020-ës dhe 2021-shit (në 12+10 muaj) si edhe

+120,000 drejtues mjeti më shumë që kanë marrë lejedrejtimi për herë të parë në këto 22 muaj,

kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve!

Shifra mjaft pozitive tregojnë ulje të aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç! Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat!

Ndikim ka patur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve!

Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!?, thuhet në postim./CNA.al

Lajmet e fundit nga