LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spekulimet në media/ Gjergj Luca sqaron deklaratën e tij, si qëndron e vërteta

20 Nëntor 2021, 21:39, Aktualitet CNA
Spekulimet në media/ Gjergj Luca sqaron deklaratën e tij, si

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas deformimit të fjalës së tij në takimin me kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për peshkimin 2022.

Luca ka hedhur poshtë spekulimet se ka ofenduar fermerët duke sqaruar si qëndron e vërteta. Ai thotë se nuk u ka thënë fermerëve barbon, por Barbun.

Luca shton se këto fjalë kanë një diferencë të madhe mes njëra tjetrës dhe nuk mund të ofendojë ata, pasi e konsideron veten si ata, si një fermer.

Gjithashtu thekson se i qëndron fjalës së tij përsa i përket pjesës së tvsh-së dhe formalizimit.

Sqarimi i Gjergj Lucës

I qëndroj plotësisht të gjitha gjërave që unë jam shprehur në atë bashkëbisedim me peshkimin në kuadër të buxhetit të peshkimit. Më vjen keq vetëm për një keqinterpretim të mediave që si duke mezi kanë pritur që unë të dal dhe menjëherë të kapin të shkëputin shprehje të ndryshme për të krijuar sa më shumë lajme dhe shprehimisht për fjalën ?barbon?. Unë kam thënë ?barbun?. Mund ta dëgjojnë 100 herë. Unë nuk mund t?i them  barbon vetes time. Unë jam një nga ata njerëz. Ata njerëz janë fermerë në tokë, unë jam fermer në det. Biles profesioni ynë është më i vështirë se ata. Barbun nga barbon është një diferencë shumë e madhe dhe jam mësuar që mediat të sillen në këtë mënyrë me mua, por më vjen keq për kolegët e mi që të keqkuptojnë një njeri që është si ata dhe punon si ata.

Për tu shpjeguar ju, të kuptoni në çfarë konteksti është përdorur kjo, barbuni, ne me njëri-tjetrin e përdorim është, një specie që reagon në mënyrë të çuditshme karshi kurtheve të rrjetave që ne vendosim për ta kapur. Të gjithë peshqit devijojnë majtas, o djathtas, o lart o poshtë, ikin me shpejtësira të ndryshme, ndërsa barbuni mundohet të fshihet në ato dunat e rërës që janë shumë të vogla që në fakt nuk krijojnë asnjë lloj mbulese për të. Dhe ne shpesh herë etiketojmë personazhe të ndryshme rreth nesh me këtë fjalë. Kjo ka qenë një gjë që më ka bërë ta ndjej veten keq. Faleminderit që po më jep mundësinë që ta sqaroj para kolegëve të mi fermerë.

Ndërsa përsa i përket pjesës së Tvsh dhe formalizimit unë i qëndroj fjalëve të mia pikë e presje. Në qoftë se shteti shqiptar ne na ka bërë nderin më të madh përpara 6-7 vjetëve na ka sjellë naftën dhe bashkë me naftën ne na ka formalizuar, na ka vënë emër, na ka vënë targë dhe formalizimi, ne na bëri që të gjithë hallkat e biznesit që nga deti dhe deri tek grusisti dhe pas grusistit te përpunimi i fabfrikave dhe pas përpunimit të fabrikave tek eksporti, të gjithë të merrnin vlerën e vet dhe tvsh nuk është një taksë, se unë kam rolin edhe peshkatar dhe grumbullues, jam edhe transformues në industri, jam dhe eksportues dhe i kemi të gjithë zinxhirët në këtë firmë në një lloj kooperative të formuar.

Po të ndiqni me vëmendje logjikën time, unë kam rënduar Gjergjin impreditor dhe kam lehtësuar Gjergjin peshkatar. Kam lehtësuar bujqërit dhe e kam kaluar problemin tek impreditorët, jo tek prodhuesit e thjeshtë që janë bazë. Tvsh-në, që unë shikoj diskutime pafund është një taksë, e cila e paguan mbartësit që nga prodhimi dhe e paguan klienti final që e merr për konsum.

Dhe ne si sektor formalizimi na ka bërë që të gjitha shpenzimet e tvsh së naftës dhe të gjitha shpenzimet e  pajisjeve të ndryshme të peshkimit, e njerëzve e çdo gjëje që kemi rreth nesh, ne duke e faturuar kemi të drejtë ta shkarkojmë në restorante te klienti final, ose do ta shkarkojmë nëpër markete te klienti final, ose do ta shkarkojmë në eksporte dhe shteti do të na rimbursojë.

Pra unë mendoj që ky është problem i qendrave të grumbllimit dhe shteti nëse ka vepruar që të stimulojë direkt bujkun ose të stimulojë direkt qendrën prodhuese, ka bërë gjënë më të mirë që t?i ndajë për të mos  paragjykuar pjesa e prodhuesve pjesën e eskportuesve. Për shembull me peshkimin shteti bën një gjë jashtëzakonisht shumë të madhe. Në rast se peshkatarin e formalizoi nëpërmjet reformës fondamentale të naftës pjesën e tregtarëve që bënin eksport i ka dhënë fiera të ndryshme.

I ka dhënë 100-200 lekë të vjetëra 50-30 lekë të vjetëra në eksport dhe unë personalisht e nxis këtë lloj ngacmimi që i bëhet pikave të grumbullimit sepse kjo nxitje është sotisfaksion për të eksportuar më tepër, për ta bërë punën më të mirë.

Bujqëve, tek traktori që po e bëjnë naftën, te farat, te të gjitha problemet që kanë nëpër toka, nëpër ferma, tek bujqësia kanë shkuar rreth 200 milionë për 4-5 vjet. Ndërsa tek peshkimi, mua më vjen keq ta them është viti i parë që morëm përsipër të biem rreth 7 milionë dollarë sepse panë që peshkimi bëri një bum të jashtëzakonshëm vetëm prej formalizimit dhe nuk i ka pasur këto mundësi subvencionimi.

Kështu që unë i lutem shumë miqve të mi fermerë që e kanë punën po kaq të vështirë si ne jashtë në shi, erë në diell, të mos keqkuptojnë bisedën time por të luftojnë se ato niptat e fermerit që nuk vlejnë asnjë send sepse janë ta pafiskalizuara duhet të kthehen në nipte të fiskalizuar që t?i shërbejnë të gjithë rrugëtimit të tyre sepse ata kanë zgjedhur të jetojnë me atë punë dhe në një punë që mund të hysh nuk mundesh dot që të ecësh anonim.

Kam një nipt fermeri për ta ndihmuar shteti të pafiskalizuar. Kjo për mua nuk është serioze as për fermerët as për shtetin. Shteti duhet të insistojë që këta njerëz t?i formalizojë, vetëm tek formalizimi është zgjidhja dhe te krijimi i kooperativave të mëdha./ CNA.al

Buxheti për bujqësinë dhe peshkimin/ Gjergj Luca: Rama ka bërë maksimumin për ne, apel ministres Krifca

Lajmet e fundit nga