Connect with Us

Spaho i zbulon mashtrimin Salianjit/ Si gënjeu për Kryesinë

Politikë

Spaho i zbulon mashtrimin Salianjit/ Si gënjeu për Kryesinë

Publikuar

-

/

Drejtuesi i Qarkut në Korçë, deputeti Edmond Spaho ka përgënjeshtruar deklaratat e Ervin Salianjit  i cili tha se 100% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës mbështesin mbledhjen e Kuvendit në 18 dhjetor.

Spaho thekson se Salianji po gënjen. Sipas, nga 33 anëtarë Kryesie të Korçës, kanë marrë pjesë vetëm 12 dhe 21 të tjerë kanë bojkotuar mbledhjen.

Gjithashtu, Spaho shton se propaganda e Salianjit dështoi edhe në Maliq, ku nga 10 anëtarë të Kryesisë, 9 janë që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor, ndërsa vetëm një, babai i deputetit të Bashës, është për mbledhjen e 18 dhjetorit.

“Lajmi është i gënjeshtërt. Më pak se gjysma e anëtarëve të Kryesisë kanë qenë prezet. Korça ka 33 kryetarë grupseksionesh, kanë qenë 12, 21 të tjerë s’kanë qenë prezent. Nga këta 12, 4 janë mbështetës të ‘Foltores’. Ajo që ka thënë ai, është për të manipuluar opinionin publik. Ai është i lindur. Akoma më keq i ka patur punët në Maliq, kur është përpjekur të zhvillojë takim me Kryesinë, kanë marrë pjesë 13 veta, nga këta 6 i ka patur kundër, 4 pro dhe tre neutral. Nga këta që kanë marrë pjesë në takim, kryetarë grupseksionesh kanë qenë vetëm tre 10 gjithsej, nga këta tre, dy kanë firmosur për Kuvendin e datës 10 dhe vetëm i ati i tij nuk ka firmosur. Nga 10 grupseksione që ka Maliqi, 9 janë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, vetëm një, i ati i zotërisë, është për në datën 18. 

Në Korcë, nga 33 grupseksionesh 12 kanë qenë prezent, 12 i ka kundër. Nuk jam njoftuar si deputet që jam në Qark, jam ende i pari i Qarkut, nuk di ende të jem shkarkuar. Si në Korccë dhe në Maliq mbledhjet janë tentuar të mbahen në ilegalitet. Janë 10 persona që nuk kanë lidhje fare me Kryesinë. Janë më pak se gjysma e Kryesisë si numër, rreth 10 prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me Kryesinë. Pra, ajo që thotë se Kryesia e Korçës mbështet 100% Kuvendin e 18 dhjetorit, është gënjeshtër”, u shpreh Spaho. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha vijon teatrin në Kuvend/ Demokratët i “nxjerrin bojën”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon teatrin e tij, në Kuvend, duke bërë sikur po “lufton” përballë kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që detajet thonë të kundërten.

Por, ndërsa Basha gjatë fjalës së tij sot në Kuvend kërkoi praninë e kryeministrit, demokratët në rrjetet sociale, i janë “vërsulur” me komente.

Demokratët e akuzojnë Bashën, si bashkëpunëtor të kryeministrit.

Si bën kështu sikur lufton Edi Ramë, jo që bashkëpunon me të puuuu”-shkruan një ndjekës i Bashës, në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Oferta e PD-së për maxhorancën për të dalë nga ngërçi

LEXO EDHE:  “Deputetët të informohen për regjistrimet”/ Spaho: Mua nuk më shqetëson, asgjë nuk ndryshon



Ndërsa një tjetër shkruan “Katër zgjedhje i ka humbur ai pret edhe nja katër të tjera .Paska qënë i pacipë”.

Gjithashtu një tjetër shkruan “Sna le rehat edhe duke pirë kafe, të të fus një të fshirë mos të ta shoh bojen se isha 29 vjeç kur erdhe kryetar dhe tani jam bërë 40 vjeç, akoma kryetar je. Hup mos të të shohim më”.

Më poshtë disa nga komentet:

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryetari me pullë që mbeti tek pullë”/ Spiropali ia përplas në sy dështimet Bashës

Publikuar

-

Nga

“Nuk merret karrigia me të vdekur”/ Spiropali i përgjigjet opozitës: Fotot nga morgue nuk ishin rastësi

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ia ka përplasur në sy Lulzim Bashës  dështimet dhe humbjet.

Ajo i ka rikujtuar Bashës se ka mbetur i vetëm i braktisur nga demokratët, duke e quajtur kryetari me pullë që mbeti tek pullë.



 “Urime, u vërtetua që është kryetari i PD, përmes një vërtetimi gjykate, urime, përsërit të njëjtat fjalime, por i ndryshon paragrafët, i kujtoj kryetarit me pullë që mbetet tek pullë, Basha të sqarojë pozicionin e tij brenda partisë në raport në shqiptarë dhe më pas që të kërkojë në Kuvend llogari, ne kemi kërkuar që të ngrihet komisioni hetimor, ju keni pasur punë të brendshme, zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin një masakër zgjedhore, por ishin humbja juaj e radhës, sa më shpejt ta pranoi aq më shpejt do ndryshoni”,  është shprehur Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembja e banesave tek 5 Maji/ Berisha: Hajni, janë në kundërshtim të ligjit dhe Kushtetutës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se prishja e banesave në lagjen 5 Maji është në kundërshtim të çdo norme, ligji dhe Kushtetutës.



“Këtu para jush kemi dramën njerëzore e një numri qytetarësh të cilët pavarësisht se kanë 20 vite në shtëpitë e tyre u prishën banesa në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishën banesat dëshmojnë se hanjitë me vjedhjen e tyre i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore. Duke thënë këto fjalë unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projekte që e bëjnë këtë qytet më të bukur por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetëarëve të tij. Nëse ti vendos të prishësh shtëpinë e të tjerëve, duhet të shpjegosh planin dhe projektin, do përcaktosh kushtet dhe do dëgjosh kushtete që kërkojnë ata”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE