Connect with Us

Shkarkimi i sekretares së degës së PD në Sarandë/ Revoltohet Nishani: Banditë ordinerë, nuk keni turp e moral

Politikë

Shkarkimi i sekretares së degës së PD në Sarandë/ Revoltohet Nishani: Banditë ordinerë, nuk keni turp e moral

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas shkarkimit të sekretares së degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky është një vendim pa asnjë arsye, pa gjykim, dëgjim dhe shqyrtim vendimi nga Kryesia.

Ish presidenti i ka quajtur banditë ordinerë dhe mjeranë ata që kanë shkarkuar Qurkun.

Kush janë këta që shkarkojnë Sekretaren e Degës së Sarandës, pa asnjë arsye, pa kurrfarë legjitimiteti statutor, pa kurrfarë gjykimi, dëgjimi, shqyrtimi e vendimi të Kryesisë. Ju them unë se kush jeni ju.

Jeni ca banditë ordinerë !Mjeranë vulgarë që nuk keni as konceptet e turpit, moralit, formatit të ekzistencës së një humani.

LEXO EDHE:  “PD kishte 8 vite e harruar”/ Nishani: Tani ka nisur një lëvizje

Ju nuk keni asnjë element ku të krahasoheni me një zonjë të nderuar që i jep dinjitet familjes së saj, qytetit të Sarandës, Partisë Demokratike, vetë kësaj shoqërie.

Por unë po ju nënvizojë veç një element dallues tuajin me të. MORALIN ! I saji shkëlqen, juaji kutërbon !

Demokratët do ta ringrenë Partinë Demokratike, sepse do të shpëtojnë Shqipërinë ! 🇦🇱”, shkruan Nishani./ CNA.al

Nuk mori pjesë në mbledhjen e kryesisë/ Shkarkohet sekretarja e degës së PD Sarandë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Juristja ironizon Bashën/ “Na paska ruajtur Zoti që nuk ka pushtet”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Juristja Enida Bozheku ka ironizuar Lulzim Bashën përsa i përket ndërhyrjes së policisë në protestën që u mbajt në 8 Janar.

Ditën e sotme Basha u shpreh se nuk e kishte lajmëruar ai policinë ndërsa juristja shprehet se demokratët nuk kishin interes të thërrisnin policinë, pasi të vetmit që u dendën me gaz lotsjellës ishin ata.



Sipas juristes shqiptarët i ka ruajtur Zoti që Lulzim Basha nuk ka pushtet sepse vetëm me gjak, gaz dhe dyer të blinduara do ta kishte lënë pushtetin.

Të qeshura bashkëkohore me Lylin Hollandez. Policinë nuk e thirra unë, atë e gjeta mes jush! Dmth, ky Brut modern – ne mitomaninë paradoksale të psiqikës perverse të tij – “akuzon” se policinë në mbrojtje të kolltukut të vet e paska thirrur Berisha, që ju lut Ramës 🤦‍♀️! Ok! Po, o Senekar i filozofisë së jetës, a nuk na thua, cili ishte interesi i antarëve të Pd që të kërkonin ndihmë policisë?! Ata donin të të “hidhnin në kosh të plehrave ty” o Fluturues, jo të dendeshin me gaz lotsjellës. Po mirë, ti o Trim i Tatit, pse u ngujove me dyer të blinduara dhe pse hodhe lënd helmuese nga brenda?! Komuna e Parisit (anarkia post revolucionit te 1789), para arkitektimit tënd skenik, ngjan amatoreske. Të bëhej ky Kryeministër do të kish pas thënë që veç me gjak, gaz e dyer të blinduara do ta kish pas lënë pushtetin. Na paska ruajtur Zoti që nuk ka pushtet. E me sa u pa, ai 21 janari, skenaristët i paska bashkëpunëtor recidivist!”, shkruan Enida Bozheku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Del lista/ Emrat e Kuvendit të Bashës të sajuar

Publikuar

-

Nga

Në 18 dhjetor kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, një javë pas atij të zhvilluar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Pas debateve dhe pikëpyetjeve të ngritura për pjesëmarrësit në këtë Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi lexoi një listë të gjatë me emrat e anëtarëve që sipas tij, ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Basha.

Sot në emisioni “Quo Vadis”, anëtari i Komisonit të Rithemelimit, Rigels Muçollari ka zbuluar manipulimin e Bardhit me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.



Muçollari publikoi listën me emrat e lexuar nga Bardhi me pretendimin se ata ishin pjesë e Kuvendit të Bashës. Ai tha se ka analizuar një pjesë të emrave të listës, të cilët sipas tij, janë të sajuar sepse nuk rezultojnë në regjistrin e gjendjes civile.

LEXO EDHE:  Ish-Presidenti jep alarmin/ Procesi i Vettingut po korruptohet

LEXO EDHE:  “PD kishte 8 vite e harruar”/ Nishani: Tani ka nisur një lëvizje

Bardhi lexoi emrat që kishte prezent ditën e Kuvendit të thirrur nga Basha. I kam zbardhur që të gjithë. Bardhi deklaroi 5004 delegatë,që sipas verifikimi që i kam bërë rreth 200 prej tyre i ka lexuar 2 herë, 3 herë, 4 herë. 4237 janë emrat, ndërkohë delegatë të cilët kanë funksion kanë qenë 1537 ku mbi gjysma e tyre nuk kanë qenë prezent. Zotëria ka shtruar 1687 të tjerë që s’ janë anëtarë partie fare. Ka futur 831 veta që mua më dhanë përshtypje që ishin emra të sajuar. Kontrollova 100 prej tyre dhe 66 prej tyre janë njerëz që nuk ekzistojnë, ose do kenë vdekur më përpara. Nuk kam akses në gjendjen civile që t’i kontrolloj të gjithë”, u shpreh ai./ Vizion Plus

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta reagon për herë të parë për situatën në PD/ Basha të shkojë në zgjedhje për kryetar, prej kohësh kërkohet “gjak”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e 8 Janarit në Partinë Demokratike. Në një intervistë në TV 21, Meta deklaroi se asnjë qytetar në Shqipëri nuk e meriton sot të shohë ato pamje që u prodhuan nga ajo protestë. Ai theksoi se në rastin kur një kryetar kontestohet ai duhet t’i nënshtrohet procesit të votëbesimit.

Ajo që po ndodh në PD është krejt pa kuptim. Edhe ajoi që ka ndodhur më përpara, djegia e mandateve a ka qenë diçka normale. Sot opozita në Shqipëri nuk ka asnjë këshilltar në nivel vendor dhe komunal. Problem kryesor ka qenë vetë lidershipi i opozitës që gjithmonë ka marrë vendime të gabuara. Asnjë qytetar në Shqipëri nuk e meriton të shohë ato pamje. Asnjë anëtar i PD. Po ndodh një gjë që nuk ka asnjë kuptim që në demokraci, të injorohet vota. Kur një kryetar kontestohet duhet t’i nënshtrohet procesit të votëbesimit. Shkelja e këtyre parimeve çon në situate të pakuptimta”, tha Meta.

Ai deklaroi se në Shqipëri prej kohësh kërkohet konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

LEXO EDHE:  Skandali me të dhënat private/ Nishani: Çiraku i Ramës pjesë e aferës së pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Basha del papritur në krah të Nishanit/Dekretimi i Xhafajt, akt atdhetar!



Shpresoj që më mençuri demokratët të mos bien pre e padurimit. Në Shqipëri, prej kohësh kërkohet konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. Kjo u kërkua kur u dogjën mandatet. Ndërhyrja ime për të caktuar një datë, ishte sepse ishin shfaqur mjaft tensione të pakontrollueshme. Ju i keni parë shfaqjet e dhunës.

Ka qenë një nga aktet për të cilat jam krenar që kam ndërmarrë sepse kam shmangur dhunën dhe përgjakje mes shqiptarëve. PS ka pasur kontestime për disa nga aktet e mia si president. Jam gati të votëbesohem në popull. Kjo gjë duhet të jetë kudo kur ka një kontestim”.

Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.”, deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE