Rovena Stefa në hall: Edi Rama më la pa martuar

20 Nëntor 2021, 07:36, Lifestyle CNA
Rovena Stefa në hall: Edi Rama më la pa martuar

Rovena Stefa dhe mjeku i njohur Ilir Alimehmeti të ftuar me një lidhje Skype, në emisionin “Ftesë në 5” kanë pasur një përpjasje.

Kjo sepse këngëtarja, ndryshe nga mjeku, ishte kundër masave shtrenguese nga qeveria për shkak të pandemisë.

E revoltuar ajo është shprehur se masat kufizuese të marra nga Qeveria e kanë lënë pa martuar.

Aman doktor të flas pak unë se ju doktorëve ju dëgjojmë gjithë kohën. Le të vaksionohen ata që kanë nevojë, por s`është e drejtë të privohen nga jeta ata që janë vaksinuar. Duam liri”, është shprehur Rovena.

Më tej ajo ka vijuar se dëshiron që sa më shpejt ti kthehen lirisë.

Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”./CNA.al

Lajmet e fundit nga