Connect with Us

Rikthehet Kategoria Superiore, këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Sport

Rikthehet Kategoria Superiore, këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Publikuar

-

/

Sot, Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së 9-të, ku do të zhvillohen dy sfida në dy orare të ndryshme. Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet ndeshja Vllaznia-Kastrioti.

Të dyja skuadrat vijnë nga një moment negativ, teksa skuadra shkodrane kërkon me çdo kusht kthesën pas tre javëve ma fitore, ndërsa krutanët synojnë të dalin nga vendi i fundit i tabelës.

LEXO EDHE:  Milani kërkon të përfitojë nga supersfida Napoli-Lazio, Roma pret Torinon

Në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania”, do të zhvillohet takimi Partizani-Laçi. Të dyja skuadrat kërkojnë të kenë vazhdimësi të rezultateve pozitive dhe kjo sfidë premton të ketë spektakël dhe të jetë e luftuar nga të dyja anët.

Vllaznia-Kastrioti 16:45
Partizani-Laci 19:45

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Luhet sot Kukësi-Skënderbeu, zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Sot, Kategoria Superiore zhvillon një ndeshje të saj, Kukësi-Skënderbeu në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në sfidën e Superiores.



Arbitër kryesor do të jetë Olsid Ferataj, i mbështetur nga asistentët Renato Malaj dhe Marjus Qose.

Arbitër i katërt pritet të jetë Indrit Myrtja. Në VAR do të jetë Kreshnik Cjapi dhe në AVAR, Elvis Gjoka.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ U afrua gjatë merkatos së verës, një tjetër lojtar e mbyll me Partizanin pas 6 muajsh

Publikuar

-

Dajan Shehi e mbyll me Partizanin. Qendërmbrojtëi u afrua gjatë merkatos së verës dhe shihej si një afrim cilësor për të qenë titullar këtë sezon.

Pas vetëm 6 muajsh dhe 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe, 24-vjeçari ka vendosur që të largohet për të nisur një aventurë të re. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Superiorja në dy ditë, FSHF zbardh planin e finaleve të radhës

LEXO EDHE:  Kategoria e Dytë/ 12 skuadra në fushën e blertë, mësoni 6 ndeshjet e sotme



“Faleminderit për çdo moment të bukur që kaluam së bashku. Ju uroj më të mirat të gjithëve”, shkruan qendërmbrojtësi në postimin e tij. Tashmë ngelet që zyrtarizimi të bëhet edhe nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e Dajan Shehit që me shumë mundësi do të jetë sërish në Superligën shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Broja i pafat, godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pas golit të anuluar, në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.

LEXO EDHE:  Ndeshjet/ E drejta e transmetimit në Shqipëri e Kosovë, mbi 2 mln euro

LEXO EDHE:  Superiore/ Teuta ndaj Apolonisë, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët



 

LEXO TE PLOTE