Connect with Us

Policia Rrugore shton “spiunët” në fundjavë/ Apel shoferëve

Aktualitet

Policia Rrugore shton “spiunët” në fundjavë/ Apel shoferëve

Publikuar

-

/

Policia Rrugore e Tiranës vijon pa ndërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës -Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin në unazën lindore Farkë-TEG dhe Sauk-TEG, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Farkë-TEG e Sauk-TEG, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 18 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 131 km/h deri në 169 km/h. Drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 muaj deri në 10 muaj, pasi disa prej tyre ishin shkelës të disa rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 30 raste me shpejtësi nga 118 km/h deri në 127 km/h. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

LEXO EDHE:  Policia Rrugore në aksion/ Masa për paligjshmërinë e transportit publik

Nga monitorimi me alkooltestues, në të gjitha rrugët e Tiranës janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin, janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shkarkimi i Metës/ Gjykata Kushtetuese shtyn seancën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 1 shkurt seancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca do të mbahej nesër, por për shkak të infektimit me COVID të realtorit të çështjes, Përparim Kalo, është shtyrë.



Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19“, njofton Gjykata Kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ia kam frikën Terxhumanit”/ Rama nuk kursen batutat: Jam në moshë të thyer  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një ceremoni zyrtare presidentit të Turqisë, Erdogan ku kanë inspektuar nga afër ndërtimin e 524 apartamenteve, të rindërtuara me financimin e qeverisë turke, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen dhe ka theksuar se presidentin turk e ka shumë mik.

Por, Rama nuk ka kursyer as batutat me përkthyesin, duke thënë se nuk e di sesi ai e përkthen në turqisht fjalën e tij, pasi ai është në moshën që nuk e mëson dot vetë më tashmë.

“E kam frikë terxhumanin se nuk e di sesi i përkthen fjalët në turqisht, po… Por  nuk kam rrugë tjetër, duhet ti besoj se në turqisht jam në një moshë të thyer për ta mësuar atë. Por sot dua të them se tashmë u bënë vite që jam në këtë detyrë dhe i kam takuar të gjithë to krerë shtetesh. Erdhi një terxhuman tjetër dhe ky e ka me kokë se ai tjetri përkthen gabim dhe ikën, por ky është ngjitur me  presidentit e ka me kokë përkthimin”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Policia bën “kërdinë” në Tiranë/ Prangosen 23 persona

LEXO EDHE:  Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia “mbyt” në gjoba shoferët



Kjo ka shkaktuar edhe të qeshura tek presidenti turk, Erdogan. /CNA.al

“Isha i ndrojtur, nuk më buzëqeshi”/ Rama rrëfen të pathënat e takimit të parë me Erdogan

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Isha i ndrojtur, nuk më buzëqeshi”/ Rama rrëfen të pathënat e takimit të parë me Erdogan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të reja në Laç, ka rrëfyer edhe detajet e takimit të parë që ka zhvilluar me presidentin turk, Erdogan.

Sot dua të tregoj një episode që skam për ta harruar nga takimi i parë fare me presidentin që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë.

Të them te drejtën isha i ndrojtur dhe e njihja nga televizori, ku nuk duket shumë i buzqëqeshur.



E takova dhe nuk më buzëqeshi. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë “Dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që tit ë jesh vëllai im. Por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit.”

Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan.

Një gazetar gjerman më pyeti “a është e vërtetë që e keni mik Presidentin Erdogan”. I thashë “jo, nuk është e vërtetë, e kam shumë mik, jo mik”. E kam frikë përkthyesin se nuk di si m’i përkthen fjalët, por nuk kam rrugë tjetër, duhet t’i besoj, se unë jam në moshë të thyer për ta mësuar tani turqishten”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE