LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oferta prej 20 mijë euro pagë mujore/ Luana Vjollca ‘zhduket’ nga ekrani, çfarë po ndodh me moderatoren?

20 Nëntor 2021, 22:21, Lifestyle CNA
Oferta prej 20 mijë euro pagë mujore/ Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca pushtoi të gjithë mediat rozë kur vendosi të largohej përfundimisht nga televizioni Top Channel ku kishte punuar për 15 vite me radhë.

Vjollca bëri me dije përmes një postimi se ky ishte një vendimet më të vështira që kishte marrë, por ishte momenti që ajo duhet të vazhdonte më tej me projektet e saj.

Së fundi në mediat kosovare është folur se Luana do të jetë pjesë e një televizoni kosovar për një shumë prej 20 mijë euro.

Vetë Luana reagoi në mnëyrë indirekte pas këtij lajmi duke shkruar në rrjetet sociale një status ?Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja?.

Media nuk bëri me dije emrin e televizionit për të cilin bëhet fjalë dhe për këtë arsye komentuesit kanë dyshime se ekziston një bisedë e tillë, duke e konsideruar një lojë bllofi të vetë Luanës, si për të marrë pak vëmendje ose për të justifikuar mungesën e saj në një ekran, duke pretenduar se çmimi i lartë i emrit të saj është arsyeja,shkruan Panorama plus.

Nëpër disa komente me këngëtaren Kidën, Luana nxit diskutimin se është në bisedime të tilla. ?Zor me vendos!?, shkruan ajo. Përveç kësaj ka shpërndarë edhe një artikull ku shkruhet se Kida ?i merr ekskluziven Luana Vjollcës për lajmin se në cilin TV do e shohim?.

Megjithatë, ndryshe nga çfarë sugjeron titulli, Luana nuk e ka zbuluar se në cilin televizion do ta shohim dhe as e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një televizioni në Kosovë.

Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës, shkruan Luana Vjollca.

Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Lajmet e fundit nga