LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memelli: Ky ekip shkon larg, por kemi harxhuar shumë energji

20 Nëntor 2021, 14:26, Sport CNA
Memelli: Ky ekip shkon larg, por kemi harxhuar shumë energji

Fitorja me Kukësin dhe kualifikimi në Kupë kanë rikthyer optimizmin në Korçë. Kalimi i këtij turi vlen për moral, por tashmë trajneri i Skënderbeut është në merak për diçka tjetër. Ai mendon se kanë harxhuar energji dhe kjo mund t?i ngarkojë për kampionatin.

?Doja t?i jepja një tjetër frymë skuadrës në ndeshjen ndaj Bylisit, pasi na ndihmon mjaft nga ana psikologjike. Por na shërbeu edhe për të treguar, se ky ekip mund të shkojë shumë larg. Ajo që më shqetëson nga kjo përballje është energjia e harxhuar. Janë 120 minuta dhe kjo do të na rëndojë në aspektin fizik. Përpos kësaj, edhe dëmtimi i Marës na penalizon për Teutën në kampionat.

Ishte një ndeshje që i ka pasur të gjitha brenda. Kemi bërë shumë gabime dhe sidomos te goli i dytë, ku veç portierit edhe Mara me Zhan Viktorin duhet të kujdeseshin për topin e dytë. Kemi gabuar atje, por është një kualifikim që në aspektin psikologjik na ngroh dhe u jep lojtarëve një shtysë për të bërë më mirë në të ardhmen.

Ishte një ogur i mirë ky kualifikim për lojtarët, pasi morali është më i lartë. Tashmë do të mendojmë me Teutën dhe për të bërë mirë edhe në Kategorinë Superiore?, deklaroi numri një i pankinës së Skënderbeut.

Lajmet e fundit nga