Connect with Us

Kategoria e Dytë/ 12 skuadra në fushën e blertë, mësoni 6 ndeshjet e sotme

Sport

Kategoria e Dytë/ 12 skuadra në fushën e blertë, mësoni 6 ndeshjet e sotme

Publikuar

-

/

Sot, në orën 14:00 do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e Grupit A, në Kategorinë e Dytë.

Kryesuesit e Gramshit do të përballen në transfertë ndaj skuadrës së vendit të dytë, Veleçikut. Luzi do të ndeshet në transfertë kundër Shënkollit. Oriku gjithashtu do të sfidojë në transfertë ndaj ekipit të Adës.

Elbasani do të luajë në transfertë ndaj Ilirisë. Internacionali pret në shtëpi skuadrën e Bulqizës dhe Murlani do të luajë në shtëpi kundër Klosit.

LEXO EDHE:  Superiorja i lë vendin Kupës në mesjavë, njihuni edhe me ndeshjet e javës së 28

NDESHJET E DITËS SË SOTME TË GRUPIT A, NË KATEGORINË E DYTË –

Shënkolli – Luzi 2008 | Anxhi Lushi
Internacional Tirana – Bulqiza | Elidon Halo
Ada – Oriku | Ermal Gryka
Veleçiku – Gramshi | Abdurahman Kadria
Murlani – Klosi | Bledar Grepi
Iliria – Elbasani | Noris Kozmaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Luhet sot Kukësi-Skënderbeu, zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Sot, Kategoria Superiore zhvillon një ndeshje të saj, Kukësi-Skënderbeu në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në sfidën e Superiores.



Arbitër kryesor do të jetë Olsid Ferataj, i mbështetur nga asistentët Renato Malaj dhe Marjus Qose.

Arbitër i katërt pritet të jetë Indrit Myrtja. Në VAR do të jetë Kreshnik Cjapi dhe në AVAR, Elvis Gjoka.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ U afrua gjatë merkatos së verës, një tjetër lojtar e mbyll me Partizanin pas 6 muajsh

Publikuar

-

Dajan Shehi e mbyll me Partizanin. Qendërmbrojtëi u afrua gjatë merkatos së verës dhe shihej si një afrim cilësor për të qenë titullar këtë sezon.

Pas vetëm 6 muajsh dhe 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe, 24-vjeçari ka vendosur që të largohet për të nisur një aventurë të re. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Superiorja i lë vendin Kupës në mesjavë, njihuni edhe me ndeshjet e javës së 28

LEXO EDHE:  Dëmtohet rëndë sulmuesi i Napolit, ja ndeshjet që humbet



“Faleminderit për çdo moment të bukur që kaluam së bashku. Ju uroj më të mirat të gjithëve”, shkruan qendërmbrojtësi në postimin e tij. Tashmë ngelet që zyrtarizimi të bëhet edhe nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e Dajan Shehit që me shumë mundësi do të jetë sërish në Superligën shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Broja i pafat, godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pas golit të anuluar, në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.

LEXO EDHE:  Kejn si Rumenige, ja hera e fundit kur Shqipëria pësonte pesë gola në pjesën e parë

LEXO EDHE:  Milani kërkon të përfitojë nga supersfida Napoli-Lazio, Roma pret Torinon



 

LEXO TE PLOTE