Connect with Us

Hetohej për certifikatë false vaksinimi, dorëhiqet trajneri i skuadrës së njohur gjermane

BundesLiga

Hetohej për certifikatë false vaksinimi, dorëhiqet trajneri i skuadrës së njohur gjermane

Publikuar

-

/

Hetimet e nisura për Markus Anfang, nga autoritetet gjermane për përdorim të certifikatë të rreme vaksinimi, kanë sjellë dorëheqjen e trajnerit të Werder Bremen.

Veç trajnerit është larguar edhe ndihmësi i tij, Florian Junge, mbi të cilin ka nisur i njëjti hetim. Markus ka dhënë edhe një deklaratë për faqen e klubit.

“Për shkak të situatës stresuese për klubin, ekipin, familjen dhe për mua personalisht, kam vendosur që të mbyll punën time si trajner i Werder Bremen direkt.

LEXO EDHE:  Solis për Covid-19/ Ministria po bën krim me laboratorin monopol të testeve

U kam kërkuar personave përgjegjës që të më ndërpresin kontratën menjëherë dhe ata e kanë pranuar këtë kërkesë. I uroj Werder fitore kundër Schalke dhe në vazhdim sa më shumë suksese”, tha Anfang.

Në këto kushte Werder Bremen duhet të gjejë një trajner të ri dhe kundër Schalke 04 në stol do të jetë Danjiel Zenkoviç, së bashku me trajnerin e 19-vjeçarëve, Christian Brand.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Reali po pret prapa derës, Bayerni gati të blindojë Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Robert Levandovski është nën kontratë me Bajernin deri në qershor të 2023-shit. Polaku ende nuk ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë dhe sipas mediave spanjolle kjo ka një arsye. Sipas “AS”, prioriteti i bomberit është Reali i Madridit. Lojtari mësohet t’i ketë kërkuar agjentit të tij, Pini Zahavi, për ta dërguar në sezonin e ardhshëm te “galaktikët”.

Kjo, pasi Leva beson se madrilenët kanë më shumë influencë mediatike dhe se nëse do të kishte qenë një lojtar i Realit, “Topi i Artë” do të ishte në koleksionin e tij më herët. Gjithsesi, “AS” gjithashtu shkruan se prioriteti i Realit në merkato për sezonin e ardhshëm mbeten sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland dhe Kilië Mbape që luan për Parisin në Francë.

Duke parë dhe moshën e madhe të polakut, madrilenët preferojnë një destiancion tjetër edhe pse nuk kanë mohuar kurrë faktin që e kanë pasur ëndërr kalimin e Levandovskit në Madrid. Këtë e zbuloi edhe vetë sulmuesi i Bajernit në një intervistë pak muaj më parë ku tha se ishte takuar me presidentin Florentino Perez

LEXO EDHE:  Biden i habitur nga kundërshimi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Biden urdhër shtetet/ “Vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët deri më 1 maj”



Menjëherë pas lajmit të ardhur nga Spanja, mediat gjermane shkruan dje se Bajerni është vënë në lëvizje dhe kërkon të blindojë sulmuesin polak. Drejtuesit do të ulen për të biseduar me Levandovskin në qershor të 2022-shit dhe janë gati t’i propozojnë atij një kontratë të re. Sipas “Bild”, ajo do të jetë kontrata e fundit madhore për 33-vjeçarin, e cila do të thoshte se polaku mund të dalë në pension pikërisht në Mynih.

Bajerni e vlerëson shumë sulmuesin i cili tani më shumë se kurrë ka nevojë për t’u ndjerë i rëndësishëm. Mosfitimi i “Topit të Artë” ka lënë një shije të keqe te lojtari. Largimi i Levës do të sillte një irritim të tifozëve bavarezë që pasi humbën David Alabën, nuk do të ishin të kënaqur me largimin e një tjetër ikone të klubit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Pandemia fut në hall Gjermaninë, masa të reja edhe për stadiumet

Publikuar

-

Nga

Gjermania po kalon një moment të vështirë prej pandemisë së COVID-19 dhe ditën e sotme janë caktuar masat e reja për ta luftuar.

Masat prekin edhe klubet e futbollit, pasi u lejohet të përdorin vetëm 50 % e kapacitetit të stadiumeve.

Për momentin lejohen maksimalisht 15 mijë tifozë, çka i prek klubet me stadiume me kapacitet me mbi 30 mijë ulëse.



Momentalisht do të zbatohet rregulli “2G”, që lejon në stadiume vetëm ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar plotësisht nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Vaksina ruse/ BE-ja mund të mos e miratojë kurrë Sputnik V

LEXO EDHE:  Ardhja e vaksinave ruse/ Alimehmeti skeptik: Duhet të prisnim certifikimet zyrtare

Gjithashtu mund të aplikohet edhe “2G Plus” dhe tifozët do të duhet të tregojnë edhe testin negativ. Në stadiume tifozët do të jenë të detyruar të mbajnë sërish maska.

Këto masa priteshin në Gjermani dhe Borussia Dortmund i kishte anuluar biletat e shitura për ndeshjen kundër Bayern Munich, edhe pse shpresonin që të lejoheshin 26 mijë tifozë. Në stadiume të ndryshme do të luhet edhe pa tifozë, për shkak të vendimeve të qeverive federale.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zbulohet “sekreti” i muskujve perfektë të Robert Lewandowskit

Publikuar

-

Nga

Robert Lewandowski ishte kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë”, të hënën e kaluar, por ky çmim iu dha Messit. Polaku mbeti i dyti në votimin për çmimin, madje shumë zëra të njohur kanë sulmuar hapur revistën prestigjioze franceze, “France Football”, për faktin që çmimi iu dha Messit.

Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi i Bayernit të Mynihut është në momentin më të mirë të karrierës dhe dhe një nga çelësat e suksesit të tij është fiziku i tonifikuar i polakut. Diçka që vjen nga shtëpia, pasi sulmuesi është i pasionuar pas të ushqyerit. Çdo gjë që bën në këtë aspekt, e ndan me bashkëshorten e tij, Ana, e cila është diplomuar për edukim fizik dhe e specializuar në fushën e të ushqyerit.

LEXO EDHE:  Ku është bota sot, me prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit?

LEXO EDHE:  Vaksina ruse/ BE-ja mund të mos e miratojë kurrë Sputnik V



“The Times” ka zbuluar dietën sekrete e Lewandowskit, që ka ndikuar në fizikun e tij spektakolar: Bëhet fjalë për një dietë të përmbysur. Kjo dietë bazohet në konsumimin e ëmbëlsirave në fillim të ditës dhe shmangien e çdo lloj ushqimi të përpunuar dhe me laktozë. Lewa nuk konsumon ushqim të skuqur apo ushqim i shpejtë (fast food). Kjo në vija të përgjithshme, sepse për detajet duhet pyetur bashkëshortja e tij…

LEXO TE PLOTE