LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari vë Bashën me ‘shpatulla pas muri’/ ‘Sqaro pse prej katër vitesh nuk vjen në SHBA’

20 Nëntor 2021, 17:54, Politikë CNA
Gazetari vë Bashën me ‘shpatulla pas muri’/ ‘Sqaro

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur ditët e fundit për një vizitë të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari Robert Papa, duke folur për MCN, tha se paraprakisht Basha duhet të sqarojë se pse prej katër vitesh nuk ka shkelur fare në SHBA.

?Basha duhet të sqaronte demokratët që pse mbi katër vitesh nuk vjen fare në SHBA. Basha është kryetar i PD dhe nuk ka as ndonjë ftesë nga homologu demokrat këtu në Amerikë, aspo edhe si deputetë me ndonjë ftesë nga Kongresi Amerikan apo Senati.

Zyrtarisht ka qenë Sali Berisha dy herë në Shtëpinë e Bardhë sepse kur ftesa është zyrtare, shteti merr përsipër akomodimin. Nuk ka një ftesë zyrtare, gjithmonë kanë dashur të përdorin Amerikën mund të të bëj ftesë komuniteti, tv, por ftesë zyrtare nuk ka.

Këtu Enver Hoxha ka dashur të vij në Amerikën, por nuk e kishte marrë vizën dhe ka dërguar Tuk Jakovën, në vitet ?60 Hoxha ka dashur të kaloj sinjale që të vij, ka dërguar Behar Shtyllen, por SHBA nuk e ka marrë seriozisht propozimin e tij?.

Sipas gazetarit Papa, nëse Lulzim Basha do të kishte ftesë, do ta kishte treguar para Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

?Nëse Lulzim Basha do të kishte ftesë do ta nxirrte, dhe nëse do ta përdorte kundër Berishës, do ta bënte para 11 dhjetorit, por ka ikur koha që më vizita e foto të ndikosh te votuesit shqiptar, siç bëri Rama duke paguar foton me Obamën.

Opozita është vështirë të ftohet në Amerikë sepse tregon sinjal të keq kundër qeverisë, pra me protokoll ftohen zyrtarët që kanë një pozicion në qeveri. Mund të marrësh një vizë, edhe mund ta marrësh, varet nga konsulli atje?./CNA.al

Lajmet e fundit nga