Connect with Us

Foltorja e Berishës/ Manjani: Është ristart për PD

Politikë

Foltorja e Berishës/ Manjani: Është ristart për PD

Publikuar

-

/

Ylli Manjani u shpreh se Foltorja e ish kryeministrit Sali Berisha po shërben si një ristart për demokraci brenda PD.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Manjani deklaron se aktualisht, PD është në situatën kur po rrokulliset me motorë të fikur, ndërsa shton se është pikërisht Berisha ai që do rindezë këta motorrë për një PD më demokratike.

PD po rrokulliset me motorë të fikur. Ndaj duhet ndezur motori. Nuk është motor i dëmtuar, por thjesht i vjedhin naftën, ndaj dhe nuk ndizet. Berisha po e rindez dhe kjo është gjë e mirë. Rindezja e PD mund të shërbente shumë për ristartin e demokracisë në vend. Se motorfikurit, jo vetëm të PD, e kanë dëmtuar rëndë demokracinë, zgjedhjet, fjalën, lirinë, ekonominë, shoqërinë e shtetin.

LEXO EDHE:  Agron Duka "tradhton" Bashën/ Publikon kandidatin e tij për Durrësin

Sigurisht nuk pres që Berisha t’i rindezë të gjitha këto, por një PD demokratike mund të ndihmonte shumë. E kuptoj ngarkesën që njerëzit kanë me emrin dhe figurën e Tij dhe kanë të drejtë, por kjo lëvizje e tij bën veç mirë.

A ka Berisha një axhendë personale? Ndoshta ka. Por personalja e një 77- vjeçari është shumë më e gëlltitshme sesa egoja e një 47 apo 57-vjeçari që s’ngopet me sundim antidemokratik.  Megjithatë, uroj të jetë ristart, jo rikthim. Shoqëria ka nevojë për ristart demokratik, politik, ekonomik e institucional”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas rikthimit të Berishës/ Basha ikën, fshehurazi, pa u ndier nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, ku ka mbajtur disa fjalime radhazi.

Para se të hynte në Kuvend ai është ndalur tek banorët e 5 Majit të cilët po protestojnë për shembjet e shtëpive.

Ndërkohë Lulzim Basha, i cili shpejtoi të mbante fjalimet e tij sa për sy e faqe, është larguar pa u ndierë, feshurazi pa rënë në sy.

LEXO EDHE:  Nishani konfirmon denoncimin e CNA.al/ Ja si u vodhën votat në Maliq

LEXO EDHE:  “Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja”/ Bardh Spahia mesazh qytetarëve



Basha që në fillim të seancën kërkoi kryeministrin Edi Rama, por kur nuk i erdhi, siç duket ka zgjedhur të largohet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e pranon/ Kam miq drogaxhinj

Publikuar

-

Nga

Streha e fundit e maskarenjve/ Presidenti Ilir Meta merr “nën sqetull” trafikantin e tij

Presidenti Ilir Meta, vetë me gojën e tij ka pranuar se ka miq drogaxhinj.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews Albania, Meta komentoi edhe një prononcim të tij për gazetarët, dhënë disa ditë më parë në Korçë.

Në intervisten për Erla Mëhillin, ndërsa iu referua prononcimit në Korçë, Meta tha se “Një drogaxhi porositi gazetaren kur isha në Korçë të më bëjë pyetje për 21 janarin, e mbaj dhe si për mik”.

Por, kush është ky “drogaxhi” që porosit gazetarë?

Në fakt pyetja Metës i është drejtuar nga gazetarja e Ora News, Iris Rezhda.



LEXO EDHE:  Kush e helmoi Lulzim Bashën?

LEXO EDHE:  Agron Duka "tradhton" Bashën/ Publikon kandidatin e tij për Durrësin

Dhe i vetmi pronar mediash nën hetim nga SPAK sipas Ligjit “antimafja”, për hitori të trafikut të drogës bërë në Turqi dhe Itali vite më parë, është Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaxhiu.

Ndërsa vetë gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se meqë është ajo që bëri pyetjen, Meta duhet të përgjigjet se kush është drogaxhiu, që e ka porositur.

Ajo thekson se kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe Meta duhet të flasë me emra./CNA.al

Reagimi i gazetares së Ora News/ Kush është drogaxhiu që më porositi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Bashës për larje parash: Të hetohen kreu i Meduzës dhe Lul Brava

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri është rikthyer në parlament ku ka deklaruar se duhet të hetohen kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha për larje parash.

Berisha tha se duhet të luftojnë krimin dhe të vendosen në hetim të plotë Rama dhe pengu i tij Basha.



Mendoj se parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës të larjes së parave. Edi Rama i akuzuar për larjen e 200 milionë euro në zonat offshore, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi. Nëse ne do të bëhemi serioz në luftën kundër krimit që ushqen krimet e tjera, duhet të vendosim në hetim të plotë kreun e Meduzës dhe pengut të tij Lul Brava.

Zonjë, protestojnë banorët për shembjen e shtëpive nga paralarësit. Shtëpitë iu shembën në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE