LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foltorja e Berishës/ Këta janë deputetët që kanë braktisur Bashën

20 Nëntor 2021, 10:52, Politikë CNA
Foltorja e Berishës/ Këta janë deputetët që kanë

Demokratët po shohin si shpresën e tyre për të ardhur në pushtet Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha.

Lideri historik ka ndërmarrë një aksion të rëndësishëm, ku në ccdo qytet takon demokratët dhe bashkëbisedon nga afër me ta për ccdo shqetësim.

Njëzëri demokratët kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe rikthimin e Beërishës në krye të PD. Kjo kërkesë u përkthye edhe në mbledhjen e firmave, ku 4200 delegatë kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Pavarësisht se Lulzim Basha dhe të tijët kanë vendosur në mbledhjen e Kryesisë 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e Kuvendit, të shumtë janë emrat që e kanë braktisur.

Edmond Spaho, deputeti i zgjedhur në qarkun e Korçës ka qenë në krah të Berishës në disa Foltore. Ai hapur e ka mbështetur këtë nismë dhe ka akuzuar Bashën shpesh herë në daljet e tij publike se është një mjeran dhe do të ngelet vetëm me Bardhin.

?Marrëzia e madhështisë. Do përjashtojë gjithë antarësinë e PD. Po bëre këtë do ngelësh vetëm me Gazin o çun.

Lëri kërcënimet se nuk na tremb. Shumë kërcënime ke bërë, por të gjitha i le në rrugë. E kërcënove Ramën 8 vjet, por vetëm humbe.

E mjera PD ku ka katandisur me ty?, ka shkruar Spaho në një nga postimet e tij në rrjetet sociale.

Bashkimi i Albana Vokshit, kryetares së Lëvizjes Demokrate të Gruas dhe Belind Këlliçit kryetarit të FRPD me Foltoren, solli edhe përplasjen e Bashës me organet paralele të PD. Basha kërkoi menjëherë largimin e tyre nga postet drejtuese që mbanin dhe uzurpimin e LDG dhe FRPD,si një përgjigje për veprimet e tyre.

Por Vokshi dhe Këlliçi hapur kanë shprehur rezervat ndaj Bashës dhe se fajësojnë atë për situatën në të cilën ndodhet PD, duke mbështetur Foltoren si shpresën e tyre

Luan Baçi, deputeti i zgjedhur në Fier, është një tjetër emër që u dënua me përjashtim nga Basha pasi iu bashkua Foltores. Baçi ka qenë ndër të parët që ka mbështetur nismën e ish kryeministrit, ndërsa shpesh herë ka deklaruar se në PD ka njerëz pa asnjë kontribut politik, ndërsa Kuvendin e 11 dhjetorit e cilëson si historike.

?Kuvendin nuk e mblodhi Berisha, por vota e demokratëve. Duhet thënë se Kuvendi i 11 dhjetorit është historik dhe është për të ardhur keq sesi është quajtur.

Demokratët e vërtetë janë duke e mbledhur këtë Kuvend, ata persona që kanë luftuar për PD-në, që kanë qenë të arrestuar për protesta të paligjshme. Janë ata demokratë të ndershëm, që duan të mirën e PD-së.

Delegatët mund të verifikohen me emër e mbiemër, e nëse vijnë më shumë se 3 000 delegatë me date 11, Kuvendi i datës 18 dhjetor nuk mund të ndodhë. PD është anëtarësia dhe struktura e jo vula“, deklaroi Baçi në një nga daljet e tij televizive.

Luçiano Boçi, një tjetër emër i është bashkuar ish kryeministrit Berisha në lëvizjen e tij. Deputeti i zgjedhur në qarkun e Elbasanit, edhe ditën e djeshme ishte krah liderit historik në takimin e Librazhit, ndërsa ka hedhur poshtë pretetndimet e Bashës për plotësimin e formularëve. Sipas tij, të hedhësh hije dyshimi mbi ata që përballuan 25 Prillin, kur u bë një masakër zgjedhore, është e pandershme dhe politikisht jo korrekte.

Flamur Noka dhe Edi Paloka, janë dy emrat më kritik ndaj Lulzim Bashës. Të dy këta, kanë kërkuar rikthimin e Berishës në krye të PD dhe largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës.

Edhe Tritan Shehu, deputeti i Gjirokastrës dhe Sorina Koti e Korçës kanë qenë në krah të Berishës kur ky i fundit ka mbajtur takimet në qytetet respektive.

Edhe Oerd Bylykbashi, është një nga mbështetësit kryesor të Foltores, ndërsa në një dalje të tijën për media ka deklaruar se Basha është ilegjitim dhe i zgjedhur me votim të hapur. Duke shkuar më larg, deputeti shton se sot partia nuk ka as nënkryetar e as sekretarë.

Por një tjetër emër që ka dalë pro Berishës është edhe deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha. Ky i fundit, ditën e djeshme doli hapur në krah të Foltores, duke deklaruar se do të vepronte njësoj siç ka vepruar Berisha gjatë këtyre 30 viteve brenda PD. Ai tha më tej se se situata në të cilën ndodhet PD, është krijuar pas vendimit që mori Basha për largimin e tij nga grupi i parlamentar i PD.

Por përveç deputetëve, në krah të Berishës janë rreshtuar edhe shumë demokratë të tjerë, duke nisur nga ish presidenti Bujar Nishani, ish sekretari Arben Ristani, ish deputeti Klevis Balliu, të gjitha strukturat e FRPD, kryetarë dhe Kryesitë në qendër dhe degë dhe LDG në Kryesinë e qendrës dhe në degë, Lisandër Hoxha, Indrit Hoxha apo edhe krerët e degëve.

Ka edhe emra të tjerë që po qëndrojnë neutralë, por qartazi duket se Berisha e ka marrë shumicën e grupit parlamentar të PD./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga