LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festival golash në Serinë A/ Gjimshiti fiton derbin me Manajn

20 Nëntor 2021, 16:47, Sport CNA
Festival golash në Serinë A/ Gjimshiti fiton derbin me Manajn

Atalanta ka arritur një fitore të lehtë dhe plotë gola përballë Spezias me rezultatin 5-2. Ekipi i Gasperinit përmbysi gjithçka që në pjesën e parë të takimit, pas golit surprizë të Nzola në minutën e 11. Ishte Pasalic ai që baraspeshoi gjithçka pas një aksioni model nga zikaltërit.

Ndërkohë, në epërsi për herë të parë Atalantën e kaloi Duvan Zapata me anë të një 11-metërshi. Kolumbiani fillimisht e shpërdoroi penalltinë e tij, por arbitri riktheu gjithçka për t?u goditur përsëri penalltia. Ndërkohë, golin e tretë e shënoi përsëri Pasalic në fundin e pjesës së parë duke vulosur edhe rezultatin e këtij sesioni.

Në pjesën e dytë do të ishte Luis Muriel që shënoi golin e katërt pas një pasimi të mirë të Pasalic. Goditja e lehtë e sulmuesit të Atalantës nuk u ndal dot nga portieri i Spezias. Sakaq, do të ishte përsëri ekipi i Gasperinit që shënoi dhe golin e pestë me Malinovski në fundin e takimit, ndërkohë që rezultati final u vulos nga Nzola që shënoi edhe golin e tij të dytë personal të takimit duke e mbyllur në 5-2.

SERIE A ? JAVA E 13-TË
ATALANTA-SPEZIA 5-2
Shënues: 
Pasalic 18?, 41?, Zapata (pen) 38?, Muriel 83?, Malinovski 89? / Nzola 11?, 90+1?

Lajmet e fundit nga