Dështon mbledhja e kryesisë së PD në Sarandë/ Demokratët refuzojnë të emëruarin e Bashës

20 Nëntor 2021, 17:15, Politikë CNA
Dështon mbledhja e kryesisë së PD në Sarandë/

Ka dështuar mbledhja e kryesisë së PD Sarandë, e cila ishte thirrur nga i emëruari nga Lulzim Basha si kryetar i Degës Vesel Koçiu.

Mbledhja ishte thrrur të mbahej në orën 17:00, por nga 35 anëtarë të kryesisë në mbledhje janë paraqitur vetëm 13 anëtarë, ndërsa Vesel Koçiu ende vijon telefonatat.

Mbledhja ishte thirrur me qëllimin për të shprehur mbështetjen ndaj Kuvendit të thirrur nga Basha në 18 dhjetor./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga