Connect with Us

Daja e Josa përziejnë “kartat”, zbardhen formacionet e Partizani-Laçi

Sport

Daja e Josa përziejnë “kartat”, zbardhen formacionet e Partizani-Laçi

Publikuar

-

/

Partizani-Laçi luhet prej orës 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Trajnerët Ilir Daja dhe Mirel Josa kanë përzgjedhur formacionet dhe në kampin e kuq kanë bërë disa ndryshime.

Nga fillimi në mbrojtje luan Gligorov, ndërsa në sulm rikthehet Cara titullar. Në stol ka përfunduar Ergys Kaçe, i cili ende nuk e ka rigjetur formën fizike.

Te Laçi nga ana tjetër ka dy ndryshime. Velkoski luan në mbrojtje në vend të Malotës. Rikthehet Velija në krahun e djathtë të sulmit, kurse në të majtë luan Mazrekaj.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Zbardhet roli i “dajës” nga Kosova

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, A.Marku, Mala, H.Marku, Rrapaj, Musta, Zhunior, Cara.  Trajner: Ilir Daja

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatoviç, Velkovksi, Ziko, Deliu, Shehu, Lushkja, Velija, Guindo, Mazrekaj.  Trajner: Mirel Josa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Në skenë për Brojën del edhe skuadra tjetër e Premier Ligës

Publikuar

-

Stiv Siduell, ish-lojtari i Çelsit, duke folur për të ardhmen e Armando Brojës, ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e Uest Hemit. Pas largimit të Haler drejt Ajaksit në janar të 2021-shit, trajneri Dejvid Mojes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Siduell i cili në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Mojes dhe Uest Hemin, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier Ligë.

LEXO EDHE:  FORMACIONET ZYRTARE/ E gjithë bota me sytë nga “Wembley”, ja si rreshtohen Italia dhe Anglia në finale

LEXO EDHE:  Humbi jetën gjatë operacionit/ Shpërthen daja i saj: Tregti me gjeniun e vogël!



“Unë do të preferoja Armando Brojën, është i ri dhe i uritur, mendoj që duhet të jetë tek Uest Hemit, ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”, përfundoi ish-lojtari i Çelsit.

Në fitoren 2-3 të Sauthemptonit kundër Uest Hemit, Broja nuk arriti që të shënonte, por sulmuesi nuk doli pa lënë gjurmë nga ajo ndeshje, sepse fitoi një penallti, që i dha avantazhin për herë të dytë ekipit të tij. Gjithsej, shqiptari ka shënuar pesë gola në kampionatin anglez dhe dy në Kupë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Meksi: Jemi në rrugën e duhur, por kemi nevojë për përforcime

Publikuar

-

Skënderbeu barazoi pa gola në shtëpi kundër Laçit, në sfidën e parë për këtë vit në Superiore. Korçarët e nisin vitin mirë, pasi edhe loja ishte e kënaqeshme. Së fundmi ka folur kapiteni i ekipit, Jorgo Meksi, i cili thotë se skuadra duket në rrugën e duhur. Ai flet gjithashtu edhe për merkaton.



“Jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Laçit. Loja jonë ishte e mirë dhe ndoshta mund të kishim fituar nëse do kishim shfrytëzuar si duhet rastet. Sa i përket merkatos, kjo është puna e drejtuesve. Ne duam të na vijnë lojtarë sepse na ndihmojnë në stërvitje dhe të kemi konkurrencë në çdo pozicion. Aspekti personal? Jam i fokusuar te Skënderbeu, por nuk e mohoj që do më pëlente një aventurë me një klub më të fortë jashtë Shqipërisë, u shpreh Meksi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zidane gati t’i rrëmbejë vendin Poçetinos

Publikuar

-

Largimi i Mauricio Poçetinos dhe afrimi i Zinedin Zidanit është punë e kryer dhe për këtë janë të bindur në Francë. Pyetja që shtrohet tashmë është se kur do të vijë njoftimi për emërimin e ish-teknikut të Realit në krye të kryesuesve të Ligue 1.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle, që nënvizojnë se tekniku francez është kthyer në një fiksim për presidentin e PSG-së, Naser Al Kelaifi, i cili e dëshiron Zidanin shumë më herët se fundi i sezonit.



Në qershor të gjithë janë të bindur se Zidan do të jetë trajneri i ri i PSG-së, por Al Kelaifi e do që tani. Ndërkaq, mediat spanjolle bëjnë gjithashtu me dije se lajmi për emërimin e Zidanit ka dalë nga vetë dhomat e zhveshjes së Parisit.

LEXO EDHE:  Letra e hapur: Këngëtarja shqiptare i vuri duart në fyt së ëmës, si të ishte egërsirë

LEXO EDHE:  Letra e hapur: Këngëtarja shqiptare i vuri duart në fyt së ëmës, si të ishte egërsirë

Disa prej lojtarëve kyç të Realit e kanë mësuar se Zizu do të ulet në stolin e PSG-së, por ajo që mbetet për t’u mësuar është data. Në rast se Parisi eliminohet në Champions nga Reali emërimi do të jetë i menjëhershëm. Në të kundërt do të pritet.

LEXO TE PLOTE