Connect with Us

Caktohen arbitrat në dy ndeshjet e sotme të Superiores

Sport

Caktohen arbitrat në dy ndeshjet e sotme të Superiores

Publikuar

-

/

Sot, Kategoria Superiore do të luajë javën e 9 të saj teksa sfida kryesore pritet të jetë Partizani-Laçi e cila do të zhvillohet në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania”. Në këtë takim arbitër kryesor pritet të jetë Juxhin Xhaja, i mbështetur nga Emigers Ganxhi dhe Arbër Zalla.

Arbitër i katërt do të jetë Adrian Beqiraj. Në sistemin VAR do të jetë Florjan Lata dhe në AVAR, Ani Koçiaj. Ndërsa për ndeshjen Vllaznia-Kastrioti e cila do të zhvillohet në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, arbitër kryesor do të jetë Erjon Bastari, i mbështetur nga Rejdi Zajmi dhe Elvis Gjoka.

LEXO EDHE:  Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të rëndësishmit

Arbitër i katërt do të Eldorian Hamiti. Në sistemin VAR pritet të jetë Kreshnik Bajramaj dhe në AVAR, Rejdi Avdo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Bayerni e nis vitin me humbje, mundet në shtëpi nga Gladbahu

Publikuar

-

Bayerni nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2022. Bavarezët kanë pësuar disfatë me rezultat 1-2 në shtëpi ndaj skuadrës së Monchengladbach. Pavarësisht se vendasit hapën sfidën të parët, miqtë bën një përmbysje të madhe.

Lewandowskit i’u deshën vetëm 18 minuta për të realizuar golin e parë të vitit 2022, duke i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij. Sidoqoftë miqetë e përmbysën rezultatin shpejt duke realizuar dy herë brenda katër minutave.

Fillimisht Florian Neuhaus i cili barazoi shifrat në minutën e 27-të, përpara se mbrojtësi Stefan Lainer të kalonte në avantazh skuadrën e tij në minutën e 31-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë me rezultatin 2-1.

LEXO EDHE:  Superiorja i lë vendin Kupës në mesjavë, njihuni edhe me ndeshjet e javës së 28

LEXO EDHE:  Luhen sot dy ndeshjet e fundit të fazës së parë në Superiore, ja ekipet që zbresin në fushë



Në pjesën e dytë vendasit bën përpjekje të madhe për ta barazuar së paku rezultatin, duke e rrezikuar disa herë portën kundërshtare, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura, duke u njoftuar kështu me humbjen e parë në ndeshjen e parë të vitit 2022.

Pavarësisht humbjes, bavarezët qëndrojnë si lider të padiskutueshëm me 43 pikë të mbledhura në 18 xhiro, teksa Gladbach pas pesë ndeshjeve pa fitore në Bundesliga, rikthehen me një fitore të madhe duke triumfuar ndaj kampionëve, për tu pozicionuar në vendin e 11-të me 22 pikë të mbledhura.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

PSG nuk njeh limite, gati 300 mln euro për Erling Haland

Publikuar

-

Erling Haland ëhstë padyshim emri që do të lakohet më shuam gjatë merkatos së verës, me klubet kryesore në Europë që i kanë hapur dyert lojtarit i cili ka një klauzolë që e lejon të shkëputet nga Borusia Dortmund me një kosto të përballueshme prej 75 milionë eurosh.

Tashmë mbetet vetëm të bindet lojtari me një plan sportiv dhe një ofertë financiare të rëndësishme. Dhe të gjithë kanë filluar të dridhen kur kanë mësuar se në garë ka hyrë me forcë edhe PSG. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, francezët kanë gati një paketë prej 300 milionë eurosh për të bindur lojtarin, ashtu si edhe mundësinë që të luajë përkrah Mesit e Nejmar në një treshe sulmi që do të ishte e papërballueshme.

LEXO EDHE:  Kategoria Superiore në tre ditë/ Spikat Partizani-Teuta, zbulohet axhenda e javës së 10-të

LEXO EDHE:  Kategoria Superiore në tre ditë/ Spikat Partizani-Teuta, zbulohet axhenda e javës së 10-të



I njëjti burim thekson se në majën e listës së dëshirave të Haland është Real Madrid, por një pagë shumë e lartë si dhe bonuset e rëndësishme financiare për menaxherin Mino Raiola, mund të bëjnë që ai të ndryshojë drejtim e të niset drejt PSG-së, për të blinduar repartin e avancuar të superskuadrës në Paris. Por gjithçka është në varësi të Kilian Mbape, pasi nëse francezi vendos të rinovojë, atëherë te PSG nuk do ta shihnin më aq të nevojshëm kërkimin e një tjetër bomberi.

LEXO TE PLOTE

Sport

FIFA shpall finalistët për çminin “Futbollisti i vitit”

Publikuar

-

FIFA si çdo vit po bëhet gati për eventin gala, ku do të japë çmimet për kategori të ndryshme. Së fundmi federata ka nxjerrë emrat e finalistëve për çmimin “Lojtari i Vitit”.

Tre të nominuarit për këtë çmim janë Levandovski, Mesi dhe Muhamed Salah. Për dy të parët është e kuptueshme që të jenë në finale pasi fituan shumë në sezonin e kaluar, si nga ana individuale por dhe kolektive.

LEXO EDHE:  Nga Kupat e Europës te ndeshja “play out”, ja çfarë duhet të dini për verdiktet e Superiores

LEXO EDHE:  Nga Kupat e Europës te ndeshja “play out”, ja çfarë duhet të dini për verdiktet e Superiores



Përbën çudi fakti që nuk figuron emri i Zhorzhinjos që fitoi Champions-in me Çelsin dhe Europianin me Italinë. Gjithashtu mungojnë dhe emra si Ronaldo dhe Benzema.

LEXO TE PLOTE