LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Caktohen arbitrat në dy ndeshjet e sotme të Superiores

20 Nëntor 2021, 09:31, Sport CNA
Caktohen arbitrat në dy ndeshjet e sotme të Superiores

Sot, Kategoria Superiore do të luajë javën e 9 të saj teksa sfida kryesore pritet të jetë Partizani-Laçi e cila do të zhvillohet në orën 19:45, në stadiumin ?AIR Albania?. Në këtë takim arbitër kryesor pritet të jetë Juxhin Xhaja, i mbështetur nga Emigers Ganxhi dhe Arbër Zalla.

Arbitër i katërt do të jetë Adrian Beqiraj. Në sistemin VAR do të jetë Florjan Lata dhe në AVAR, Ani Koçiaj. Ndërsa për ndeshjen Vllaznia-Kastrioti e cila do të zhvillohet në orën 16:45 në stadiumin ?Loro Boriçi?, arbitër kryesor do të jetë Erjon Bastari, i mbështetur nga Rejdi Zajmi dhe Elvis Gjoka.

Arbitër i katërt do të Eldorian Hamiti. Në sistemin VAR pritet të jetë Kreshnik Bajramaj dhe në AVAR, Rejdi Avdo.

Lajmet e fundit nga