Connect with Us

Berisha takon demokratët e Krujës/ Mbështetje e fuqishme për Foltoren!

Politikë

Berisha takon demokratët e Krujës/ Mbështetje e fuqishme për Foltoren!

Publikuar

-

/

Lideri historik i demokratëve, ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Krujë ku është takuar me drejtues të degës, themelues të PD, deputetë e ish drejtues të qeverisjes vendore.

Në fokus të takimit ka qenë kriza që po kalon PD, ndërsa rreth 2/3 e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë firmosur formularin.

“Nje kafe dhe bisede me miq, demokrate dhe demokratë te Krujes!

Te dashur miq,sot ne Kruje u takuam per nje kafe dhe bisede te perzemert me demokrate dhe demokratē te Krujes drejtues te deges veprimtare te shquar, themelues te Partise Demokratike, deputeten e PD Zj Merita Bakiu ish deputete dhe ish drejtues te qeverise vendore, bashkise dhe rrethit Sulejman Xhixha,Ylli Lamaj, Shkelzen Hoxha drejtues te FRPD dhe LDG.

LEXO EDHE:  Kërkesa për ta përjashtuar nga Parlamenti/ Berisha: Kam marrë miliona vota si politikan

Ne takim u diskutua mbi krizen qe po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbeshtetje e forte per Foltoren moton e saj per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur.

Rreth 2/3 e delegateve te Kuvendit Kombetar te Krujes kane firmosur formularin me kerkesen per mbledhjen e Kuvendit Kombetar, te tjere vazhdojne te firmosin.

 Mirenjohje te thelle per demokratet dhe demokratët krutane! Rrofte Kruja.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sinjal i fortë i unitetit kundër mohimit të Holokaustit

Publikuar

-

Nga

Rezoluta e OKB-së që u miratua të enjten (20.01) në Nju Jork mund të shihet si një rezolutë historike. Vetëm njeherë më parë Kombet e Bashkuara kishin miratuar një rezolutë të iniciuar nga Izraeli. Në vitin 2005 kur OKB, më 27 janar, ditën përkujtimore të çlirimit të kampit të Aushvitcit e ngriti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Që atëherë Kombet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në kritikë, sepse asnjë vend tjetër nuk është ekspozuar kaq shumë ndaj rezolutave dënuese sa Izraeli. Më shumë se Siria, Koreja e Veriut dhe Irani së bashku.

Prandaj habiti fakti që në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u pranua një rezolutë, që e paraqiti Izraeli së bashku me Gjermaninë, -edhe kjo një shenjë simbolike historike-, e që me fjalë të qarta drejtohet kundër mohimit dhe relativizimit të Holokaustit.

Brenda një kohe nuk do të ketë më të mbijetuar të Holokaustit

Vendimtare këtu është që rezoluta, por edhe fjalimet në OKB nuk drejtoheshin vetëm tek e shkuara, por sidomos në gjendjen aktuale dhe drejt së ardhmes. Një nga fjalitë më të rëndësishme të rezolutës: “Injorimi i fakteve historike të këtyre ngjarjeve të tmerrshme rrit rrezikun që ato të përsëriten.” Kjo prek thelbin e problemit në epokën digjitale, ku lulëzojnë fake neës, gënjeshtrat dhe relativizimi.

Rezoluta me këtë i përgjigjet realitetit të shekullit të 21, një realitet që brenda një kohe nuk do të ketë më të mbijetuar të Shoah; një realiteti në të cilin mohimi i Holokaustit po shtohet në Facebook dhe të rinjtë dinë gjithnjë e më pak për vrasjen masive ndaj hebrenjve në Europë. Prandaj rezoluta e OKB-së u bën thirrje shteteve të OKB-së për të zhvilluar programe arsimore për këtë dhe rekomandon këtu përdorimin e përcaktimit të antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, IHRA.

LEXO EDHE:  Berisha flet me emra: Prokurori kriminel u fut në SPAK, “dogji” dosjen për 160 mijë euro

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Dakos/ Zbulohet kush ka shkuar në Bashkinë e Durrësit për ta mbrojtur



Edhe kjo diçka e re, sepse përcaktimi i IHRA-s gjithmonë është kritikuar nga përfaqësues të kulturës dhe artit, me argumentin, se ai lejon shumë pak kritikë ndaj Izraelit. Por nga ana tjetër një përcaktim i paqartë i antisemitizmit pjesërisht e bëri gati të pamundur luftën kundër antisemitizmit. Tani pranimi i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit nga 114 vende mund të përforcojë një përcaktim të tillë dhe me këtë edhe luftën kundër antisemitizmit.

Sfidat aktuale

Rezoluta u miratua në një ditë me simbolikë: ditën përkujtimore të Konferencës Ëannsee, ku u thurën planet për gjenocidin industrial ndaj hebrenjve europianë. Një sinjal i fuqishëm, që 80 vjet pas kësaj konference, kombe nga e gjithë bota jo vetëm që e pranojnë këtë gjenocid dhe nderojnë viktimat e tij, por përpiqen në mënyrë aktive kundrejt të gjitha sfidave aktuale që të mos përsëritet kurrë më diçka e ngjashme.

Një nga sfidat aktuale madje u dëgjua me zë në debatin e OKB-së. Si vendi i vetëm i bashkësisë ndërkombëtare, Irani u shpreh, se pse nuk do ta miratojë këtë iniciativë të inicuar nga Izraeli dhe Gjermania.

Kjo rezolutë duhet të jetë edhe një thirrje ndaj vetë Kombeve të Bashkuara, t’u tregojë vendin atyre shteteve në radhët e saj që antisemitizmin e kanë politikë shtetërore./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta mesazh Bashës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars.

Përmes një video mesazhi, Meta duket se i ka dërguar dhe një mesazh të koduar Lulzim Bashës pasi bojkotoi zgjedhjet e vitit 2019.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Meta thekson  “Boll më me bojkote!

LEXO EDHE:  Denoncim/ Kapet mat mëkëmbësi i Ramës

LEXO EDHE:  Berisha flet me emra: Prokurori kriminel u fut në SPAK, “dogji” dosjen për 160 mijë euro



Sipas kreut të shtetit, tashmë është koha që të rivendoset institucionet e votës së lirë.

“Boll më me bojkote! Koha për të rivendosur institucionin e votës së lirë! 🇦🇱”, shkruan Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pikënisja e zgjedhjeve lokale, analizë e bashkive

Publikuar

-

Nga

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të votohet në 6 bashki të vendit që janë aktualisht pa kryetar.

Zgjedhjet e pjesshme do të jenë një test i rëndësishëm për partitë politike pasi do të ketë të drejtë vote rreth 17% e votuesve në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Bashkia më e madhe që do të jetë në zgjedhje është Bashkia e Durrësit me gati 110 mijë votues, bashki të cilën PD nuk e fiton prej gati dy dekada.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Dakos/ Zbulohet kush ka shkuar në Bashkinë e Durrësit për ta mbrojtur

LEXO EDHE:  Demokratët nisën procedurat për shkarkimin e presidentit Trump



E dyta është Bashkia Shkodër me gati 70 mijë votues, e njohur si një bastion i PD por që vihet në pikëpyetje për shkak të përçarjeve brenda PD.

E treta është Bashkia Lushnjë me rreth 49 mijë votues, Dibra me 30 mijë votues, Vora 16 mijë votues dhe Rrogozhina me 11 mijë votues./euronews

 

LEXO TE PLOTE