Connect with Us

“Bashës i janë dridhur këmbët kur e mori vesh”/ Flamur Noka nxjerr “sekretet” e kreut të PD

Politikë

“Bashës i janë dridhur këmbët kur e mori vesh”/ Flamur Noka nxjerr “sekretet” e kreut të PD

Publikuar

-

/

Deputeti Flamur Noka ka nxjerrë në dritë disa sekrete për Lulzim Bashën në kohën kur janë mbajtur zgjedhjet për kreun e PD pas humbjes së 25 prillit.

Në një intervistë për “Politico” Noka deklaroi se Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që në garë për kreun e PD ishte edhe Agron Shehaj, ndërsa shton se i janë dridhur këmbët.

Ai shton se një njeri që i dridhen këmbët para Shehaj, nuk mund të përmend dot Sali Berishën.

Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit. Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i tmerruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di. Ishte i tmerruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmendë Sali Berishën?”, tha në fjalën e tij Flamur Noka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamje të rënda/ Si tentoi policia të vriste demokratin me urdhër të Bashës dhe Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Ish presidenti Bujar Nishani, ka nxjerrë foton e një demokrati, i cili është plagosur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani shkruan se demokrati u qëllua nga dora kriminale e një polici, që sipas tij qëllimi ishte për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por ish presidenti, fajëson si përgjegjës për tërheqjen e këmbzës Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët.



LEXO EDHE:  Opozita ndryshon planin/ Zhvendoset protesta

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Basha thirrje qeverisë të ndalë propagandën, nuk harron këshillat për qytetarët

Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu.

Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama.

Drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qenie amorfe, pa shtyllë kurrizore”/ Muçollari “shpërthen” ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka “shpërthyer” keq ndaj Lulzim Bashës dhe veprimeve të këtij të fundit që i ka mohuar gjithmonë.

Teksa poston në rrjetin social Facebook, një video ku mercenarët e Bashës thyejnë xhamat e katit të parë të selisë, Muçollari thekson se nuk ka një fjalor për të gjetur fjalët për të përshkruar kryetarin e shkarkuar, duke e cilësuar atë si një qënie amorfe dhe pa shtyllë kurrizore.

LEXO EDHE:  Opozita ndryshon planin/ Zhvendoset protesta

LEXO EDHE:  "Të paguhen punonjësit pa dallim"/ Grida Duma: Jemi vonë, bëni testime

Shikohet qartë se me “punime” kuptonte instalimin e gazit për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij. Mashtrues dhe burracak e ke pak.



Mohove dyert e hekurta, mohove gazin, mohove sakrificat e mijëra demokratëve.

Nuk ka fjalor që përmbledh fjalët për të të përshkruar ty. Një qënie amorfe, pa shtyllë kurrizore, me shumë xhepa, me një kokë dhe shumë fytyra”, shkruan Muçollari./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama komunikim live me demokratët/ Nano: Po i trajton si lecka

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nëpërmjet një komunikimi “live” iu drejtua demokratëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD.

Sipas Nanos, kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës, për të cilin thotë se iu duk si shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

Ai shton se Rama po i trajton demokratët si lecka, që mund të bien pa të keq në duart e kujtdo.

Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.



Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, shkruan Nano./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE