LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balina Bodinaku flet për partnerin e saj/ “I jam mirënjohëse Zotit që e solli në jetën time”

20 Nëntor 2021, 15:11, Lifestyle CNA
Balina Bodinaku flet për partnerin e saj/ “I jam

Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku prej vitesh është partnerja e analistit dhe gazetarit Andi Bushati.

Si Bodinaku ashtu edhe Bushati janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private, por së fundi opinionistja ka vendosur të tregojë pak më shumë detaje rreth marrëdhënies me gazetarin.

Në një intervistë për ?Revistën Bordo? Bodinaku ka rrëfyer se Bushati është shumë i kujdesshëm dhe i prasnishëm në çdo gjë që ajo bën dhe në çdo moment që kanë nevojë për të.

?Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë  një vit rresht,  pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)?, ka thënë ajo.

Sipas opinonistet ka disa faktorë që e bëjnë një marrëdhënie të funksionojë.

?Kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime. Po këto janë fjalë shumë të përgjithshme. Në të vërtetë, mendoj se një formulë nuk ka dhe sugjerimet në këtë pikë janë të pavlera. Çdo çift duhet ta gjejë vetë atë që funksionon për të. E nëse nuk e gjen? atëherë nuk funksionon?, është përgjigjur Balina Bodinaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga