LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Shkodër/ Humb jetën një person

20 Nëntor 2021, 11:30, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Shkodër/ Humb jetën një person

Një 62 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të rëndë në afërsi të fshatit Stajka, rrethi Shkodër.

Mësohet se mjeti i 62 vjeçarit me iniciale SH.Z, është përplasur me mjetin e një 28 vjeçari me iniciale S.J. Si pasojë e përplajes të fortë, 64 vjeçari nuk ka mundur t?i mbijetojë plagëve të mara

Njoftimi i plotë nga policia:

“Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”./CNA.al

Lajmet e fundit nga