Connect with Us

“Tik-tok e mori në qafë”/ KPK rihap hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Aktualitet

“Tik-tok e mori në qafë”/ KPK rihap hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Publikuar

-

Bëri namin me videot në Tik-Tok/ KLGJ merr vendimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rihapë hetimin për për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, për hetimin dhe verifikimin e disa rrethsnave të reja.

Kështu mësohet se seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar në datë 19.11.2021 nuk do të zhvillohet.

Në seancën dëgjimore, KPK ngriti dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi, ndërsa DSIK kishte dorëzuar dy raporte, në të parin e konsideronte të pastër nga kriteri figurës dhe integritetit,  te i dyti vlerësonte se Kapedani ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme.

LEXO EDHE:  Apartamente dhuratë dhe i skeduar nga SHISH për afera/ 6 orët e tensionit për Dritan Ginën

Nga ana tjetër gjyqtarja Elbasanit kërkoi konfirmimin në detyrë dhe shtoi se Komisioni nuk duhet ti merrte parasysh si shkelje videot e publikuara, për te cilat është në hetim disiplonor mga ILD.

Kujtojmë këtu se Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vrasja barbare e të miturit dhe dhuna ndaj fëmijëve/ Qytetarët, marshim-protestë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ndërkohë në focus janë rikthyer edhe raste të tilla që kanë ndodhur në të kaluarën, duke sjellë kështu një reagim masiv tek qytetarët.

Sot në Tiranë, qytetarët, shoqëria civile por edhe figura të politikës, si kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kanë marshuar në shenjë proteste për ngjarjen e rëndë , që ndodhi në Fier.

Nikolla apeloi që të bëhemi bashkë të gjithë për të parandaluar të tilla tragjedi.



Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.  Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdorë këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë”, është shprehur Nikolla.

LEXO EDHE:  Seancë me tensione/ Pasuria i “ha kokën” prokurorit Dritan Gina

LEXO EDHE:  Vettingu/ Ndihmësi ligjor i Gjykatës Administrative përballet me KPK

E pyetur për mbledhjen e firmave nga familjarët e miturit, për rikthimin e dënimit me vdekje, Nikolla është shprehur kundër.

 “Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, është shprehur Nikolla./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim”/ Ish-presidenti: PD do të ringrihet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani bën të ditur se sot do t’i bashkohert “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët në Librazhd.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani thekson se sot vijon Lëvizja historike për ndryshim.

Ai paralajmëron se PD do të ringrihet dhe të kthehet në vlerat e saj.

Të nderuar miq, sot pasdite do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Librazhdit në takimin e Lëvizjes për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.



Foltorja e z. Berisha sot në Librazhd do të bashkojë të gjitha gjeneratat e identitetit, historisë dhe të ardhmes së PD në atë krahinë.

Demokratët e Librazhdit dhe zonës përreth kanë qenë këto 8 vite të shkuara, pjesa më e diskriminuar, më e dhunuar, më e fyer nga rregjimi më i egër anti PD, që tashmë ka marrë peng edhe Selinë e Partisë tonë, duke tentuar poshtërimin e kësaj partie për të projektuar opozitën e përjetshme për demokratët.

Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim !

Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saja dhe forca drejt pushtetit e këtë mundet ta realizojnë vetëm demokratët e vërtetë, demokratët e bazës, të cilët as blihen nga kusarët e pushtetit e as friken nga sharlatanët pengje të aferave me pushtetin.”-shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gara për 2 vende në KLP e KLGJ/ Zbardhen emrat e kandidatëve që do të çohen në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

7 kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe 8 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë përzgjedhur në mbledhjen  Posaçme e drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Emrat e tyre tashmë do të dërtohen në Kuvend dhe do të jetë ky I fundit, që do të zgjedhë mes tyre për KLP dhe KLGJ.

Përzgjedhja do të bëhet për dy vende vakante në KLP dhe 2 në KLGJ.

Më poshtë po sjellim emrat-kandidatët që janë përzgjedhur për dy Këshillat në mbledhjen  Posaçme e drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Emrat

Alban Koçi (Universiteti i Tiranës)   1 vota

Ilir Rusi (Universiteti i Tiranës)        3 vota

LEXO EDHE:  Vettingu/ Ndihmësi ligjor i Gjykatës Administrative përballet me KPK

LEXO EDHE:  Nga paratë e prostitucionit tek korrupsioni/ Artur Malaj drejt shkarkimit

Orjona Muçollari (Universiteti i Tiranës)    3 vota

Yllka Rupa (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)   1 vota

Idlir Duhanxhi (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)  0 vota

Endri Papajorgji  (Tiranë Business University)    12 vota



Indrit Shtupi (Universiteti Mesdhetar)    6 vota

Emrat që i kalojnë Kuvendit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë:

Mirela Bogdani (Shkolla e Magjistraturës)    5 vota

Alban Koçi (Universiteti i Tiranës)     1 vota

Ilir Rusi (Universiteti i Tiranës)    0 vota

Yllka Rupa (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)   2 vota

Idlir Duhanxhi (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)   0 vota

Endri Papajorgji  (Tiranë Business University)    6 vota

Sajmir Vishaj (Universiteti Luarasi)    12 vota

Indrit Shtupi (Universiteti Mesdhetar)    0 vot

LEXO TE PLOTE