LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thomas Strakosha do luajë titullar ndaj Juventusit

19 Nëntor 2021, 10:15, Sport CNA
Thomas Strakosha do luajë titullar ndaj Juventusit

Lacio do të presë nesër në ?Olimpiko? Juventusin, në orën 18:00, dhe praktikisht formacioni për sfidën e radhës do të jetë i diktuar nga mjekët e klubit të cilët po luftojnë me kohën për të rimëkëmbur të dëmtuarit. Pepe Reina ka një problem në muskulin e parakrahut dhe me shumë mundësi spanjolli nuk do ia dalë, duke i hapur kështu vendin Strakoshës për të qenë titullar.

Tomasi sigurisht që duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë rast ndaj ?Zonjës së Vjetër?, për të harruar 5 golat e pësuar ndaj Anglisë, ndonëse jo për faj të tij, por mbi të gjitha për të bindur trajnerin Sarri dhe ndoshta edhe drejtorin Tare, që të marrë respektivisht rolin e titullarit dhe pse jo, të ndryshojë situatën me të ardhmen e tij, duke ditur se 26-vjeçari kërkon të qëndrojë te Lacio dhe të ndalojë tratativën me Njukasëllin.

Ndërkohë lojtari i tjetër i Kombëtarës shqiptare te Lacio, Elseid Hysaj, nuk le dyshime te trajneri Mauricio Sarri, i cili e llogarit pjesë fikse të formacionit mbrojtësin e krahut, për sfidën e nesërme ndaj juventinëve të Alegrit.

Por në rastin e Hysajt, ajo që duhet kuptuar është nëse do të luajë në të djathtë, apo në të majtë, duke qenë se kapiteni i Shqipërisë i mbulon sipas nevojë të dyja krahët e mbrojtjes.

Lajmet e fundit nga