LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim”/ Ish-presidenti: PD do të ringrihet

19 Nëntor 2021, 08:49, Politikë CNA
“Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim”/

Ish-presidenti Bujar Nishani bën të ditur se sot do t?i bashkohert ?Foltores? së ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët në Librazhd.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani thekson se sot vijon Lëvizja historike për ndryshim.

Ai paralajmëron se PD do të ringrihet dhe të kthehet në vlerat e saj.

?Të nderuar miq, sot pasdite do t?ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Librazhdit në takimin e Lëvizjes për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Foltorja e z. Berisha sot në Librazhd do të bashkojë të gjitha gjeneratat e identitetit, historisë dhe të ardhmes së PD në atë krahinë.

Demokratët e Librazhdit dhe zonës përreth kanë qenë këto 8 vite të shkuara, pjesa më e diskriminuar, më e dhunuar, më e fyer nga rregjimi më i egër anti PD, që tashmë ka marrë peng edhe Selinë e Partisë tonë, duke tentuar poshtërimin e kësaj partie për të projektuar opozitën e përjetshme për demokratët.

Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim !

Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saja dhe forca drejt pushtetit e këtë mundet ta realizojnë vetëm demokratët e vërtetë, demokratët e bazës, të cilët as blihen nga kusarët e pushtetit e as friken nga sharlatanët pengje të aferave me pushtetin.?-shkruan Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga