Connect with Us

Shqipëria humbet pozicione në renditjen e re të FIFA-s

Kombëtare

Shqipëria humbet pozicione në renditjen e re të FIFA-s

Publikuar

-

Shqipëria mori një rezultat historik për sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë u renditën në vendin e 3 në Grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që shkoi në play-off. Megjithatë kjo arritje nuk e ka ndihmuar Shqipërinë në renditjen e Fifas.

Kombëtarja jonë ka humbur pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 66. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63. Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës, nuk garanton shumë pikë ne klasifikim meqë ajo rensitet në vendin 155 të renditjes së FIFA.

Kosova nga ana tjetër, ka përmirësuar renditjen e saj pasi tani gjendet në vendin e 111, dy vende më sipër se renditja e fundit. Për sa i përket kombëtareve të tjera, vendin e parë në renditje e mban Belgjika.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Rikuperim në kohë rekord, Marash Kumbulla lë pas dëmtimin

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar me Shqipërinë dhe tashmë është gati për të zbritur në fushë. Mbrojtësi u dëmtua ndaj Anglisë, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.

Megjithatë duket se nuk ka pasur asgjë serioze dhe ai është gati për të zbritur në fushë. Pas analizave që treguan se nuk kishte tërheqje muskulore, tashmë Kumbulla është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës te Roma.



Në këtë mënyrë, shqiptari është gati për Mourinho, për ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Florian Marku jep lajmin e madh: Ndeshjen tjetër do e zhvilloj në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Florian Marku do të kthehet në ring dhe pas dy ditësh, të shtunën, do të ketë përballë Jorick Luisetto. Ky i fundit numëron 11 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Marku ka 9 fitore dhe 1 barazim deri tani. Kundërshtari i fundit që Marku arriti të kalonte ishte Maxim Prodan, i cili kishte 19 fitore dhe ishte rivali më i vështirë që boksieri shqiptar ka kaluar deri tani.

Në konferencën para ndeshjes që do të zhvillohet në “Wembley”, Marku ka dhënë lajmin e madh se ndeshja e tij e radhës pas Luisetto do të jetë në “Air Albania”, me një stadium që pritet të jetë i tejmbushur dhe ndaj një kundërshtari të fortë, shkruan “Sport Ekspres”.



“Njerëzit nuk ia kanë idenë sesa e dashuroj unë boksin, nuk e dinë sesa e dua unë këtë punë. Mund të ndeshem çdo muaj, vetëm të jem mirë. Kur kisha probleme me duart e mia, doktorët më thanë që në fillim duhet të shërojmë njërën dorë dhe më pas tjetrën. Unë u thashë: “Ju lutem, le t’i mbarojmë të dyja menjëherë dhe mos të humbasim kohë”.

Tani jam kthyer dhe pas kësaj ndeshje, do të bëj një ndeshje të madhe në “Air Albania”. Atje ndihet si të jenë 30.000 tifozë, do të jetë përballje e madhe dhe do të jem menjëherë në Shqipëri për t’u ndeshur pas përballjes që do të kem të shtunën”, tha Florian Marku.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Debati i nxehtë për Armando Brojën, “çmendet” Starova Nuk më plasi ka.. fare

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është tema më e nxehtë dhe aktuale e Kombëtares. Sulmuesi ka fituar zemrat e tifozëve me dy golat që realizoi ndaj Hungarisë, për të ndihmuar jo pak kuqezinjtë që të renditen më lartë sesa Hungaria.

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, është prekur padyshim edhe kjo pjesë, shkruan “Sport Ekpsres”. Në studio janë komentuar edhe fjalët e Starovës, për të dalë në një përfundim që “bobit” nuk i ka pëlqyer: “Broja nuk është gjë”.



Starova nuk e ka pranuar këtë interpretim të fjalës së tij, duke ofruar të njëjtin spektakël ashtu si edhe Broja në fushë: “Këtë e the ti, nuk e thashë unë. Kjo është një ligësi e paparë. Nuk më plasi ka.. fare”, u shpreh Starova mes batutës që shkaktoi të qeshura në studio.

VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/74/743dp.mp4

LEXO TE PLOTE