Connect with Us

SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 me 1 miliard doza deri në vitin 2022

Bota

SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 me 1 miliard doza deri në vitin 2022

Publikuar

-

/

Administrata Biden njoftoi këtë javë se Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin prodhimin e vaksinës COVID-19 me më shumë se një miliard doza në vitin 2022. Kjo vjen ndërsa ligjvënësit amerikanë po shprehin sjqetësim rreth pabarazive në shpërndarjen globale të vaksinave dhe normat e vaksinimit midis vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton

Përpjekja e Shteteve të Bashkuara për vaksinime në mbarë botën – duke dhuruar më shumë se 235 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende deri më sot – do të shkojë edhe më tej me njoftimin që u bë të mërkurën.

“Ne kemi dhuruar më shumë doza se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku. Ne do të vazhdojmë dhe duhet të vazhdojmë të dhurojmë gjithnjë e më shumë doza. Aktualisht, ne po i dhurojmë botës 1.2 miliardë doza. Kjo përfshin marrëveshjen e qeverisë amerikane për të ofruar 1 miliard doza të vaksinës Pfizer për vendet në nevojë përmes programit COVAX“, tha David Kessler me grupin e punës për përgjigjen ndaj Covid-19.

Por njoftimi i kësaj jave vjen pas një presioni në rritje mbi administratën Biden për të shtuar përpjekjet. Edhe ligjvënësit demokratë po kërkojnë të dine përse Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë më shumë për të mbyllur hendekun e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra.

“Edhe pse shumë prej nesh në Shtetet e Bashkuara po marrin vaksina përforcuese, më pak se 5% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë një dozë të vetme. Sipas disa vlerësimeve, shumë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta nuk do të kenë qasje tek vaksinat deri në vitin 2023 pa rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në mbarë botën”, tha ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro.

LEXO EDHE:  Fjalimi profetik i Ronald Reganit në vitin 1982/ Marksizëm-leninizmi do përfundojë në koshin e historisë

Ekspertët amerikanë të shëndetit thonë se ndërsa normat e vaksinimit në Amerikën e Veriut dhe Evropë janë rreth 50%, në Afrikë ato janë deri në 10%.

“Cili është problemi? Cila është pengesa? A po i ndihmojmë sa duhet vendet e Afrikës, sepse edhe një herë, ne shohim pabarazi mes tyre dhe pjesës tjetër të botës”, tha ligjvënësja demokrate Barbara Lee.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë 50 milionë vaksina në Amerikën Latine dhe Karaibe, ligjvënësit thonë se përpjekjet e administratës Biden kanë mbetur shumë prapa.

“Rusia shpërndau vaksinat e saj të para në shkurt të vititi 2021. Kina bëri shpërndarjen e saj të parë në mars të vitit 2021. Administrata e Presidentit Biden nuk bëri asnjë shpërndarje vaksinash deri në qershor”, tha senatori republikan Marco Rubio.

Ekspertët e shëndetësisë u thonë ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara sapo po e arrijnë objektivin për shkak të një sërë faktorësh.

“Kërkesat e brendshme kishin përparësi. Së dyti, ne kemi kaluar nëpër procedura rigoroze për t’u siguruar, që çdo gjë që kemi dhuruar, është e sigurt dhe e besueshme”, thotë Kevin O’Reilly me Departamentin e Shtetit.

Një pikë kthese e mundshme për të luftuar COVID-19 në nivel global? Kompania Pfizer njoftoi të enjten se do të lejojë kompani të tjera të prodhojnë ilaçin e saj antivirale për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Unë mendoj se do të kemi sasi të konsiderueshme të ilaçit anti-viral. Kemi vaksinat plus ilaçin. Është hera e parë që po filloj të shoh një mënyrë sesi mund ta marrim situatën nën kontroll, jo ta eliminojmë, apo të shpëtojmë plotësisht nga virusi”, thotë Dr. David Kessler.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave filloi shqyrtimin e kërkesës së kompanisë Pfizer për autorizimin urgjent të ilaçit anti-viral këtë javë./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA-ja dhe Rusia, asnjë ndryshim mbi Ukrainën ndërsa tensionet rriten

Publikuar

-

Nga

cna bota

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk dhanë asnjë shenjë të mërkurën se kanë ndryshuar qëndrim mbi zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga dislokimi i një pranie të madhe ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Ky zhvillim ka nxitur frikë mbi mundësinë e një sulmi rus, e një luftë të re në Evropë.

Përpara bisedimeve vendimtare të premten mes Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, palët treguan se nuk janë pranë një kompromisi që mund të lehtësonte tensionet dhe të shmangte kërcënimin e një pushtimi rus. Ndërkohë Ukraina tha se ishte e përgatitur për më të keqen dhe do se t’i mbijetonte çdo vështirësie që do t’i paraqitet.

Në një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, zoti Blinken akuzoi Rusinë se po planifikon të përforcojë edhe më shumë kufirin, duke shtuar të tjera trupa ushtarake, krahas rreth 100,000 që ka vendosur deri tani. Zoti Blinken sugjeroi se shifra mund të dyfishohet “me një vendim të shpejtë”.

Sekretari Blinken nuk dha detaje mbi këto pohime, por ajo që dihet është se Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash, në vendin aleat të saj Bjellorusinë, që gjithashtu ndodhet në kufi me Ukrainën, për stërvitje të mëdha ushtarake muajin e ardhshëm.

Zoti Blinken përsëriti kërkesat e Uashingtonit, që Rusia të ulë tensionet duke larguar forcat e saj nga zona kufitare, diçka që Moska e ka refuzuar në mënyrë kategorike. Zoti Blinken tha se nuk do t’i jepte Rusisë përgjigjen me shkrim që pret mbi kërkesat e saj, kur ai dhe zoti Lavrov të takohen në Gjenevë.

Ndërkohë, një diplomat i lartë rus tha se Moska nuk do të tërhiqet nga pozitat e saj duke këmbëngulur tek kërkesa që SHBA-ja ta pengojë zyrtarisht Ukrainën që të anëtarësohet në NATO si dhe që të zvogëlojë praninë ushtarake të saj e të aleancës në Evropën Lindore. Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Moska nuk kishte ndërmend të pushtonte Ukrainën dhe se kërkesat e saj për garanci sigurie ishin të panegociueshme.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë thënë se kërkesat ruse nuk janë të pranueshme, gjë që Rusia e di dhe se Presidenti rus Vladimir Putin po i përdor ato pjesërisht për të krijuar një pretekst për pushtimin e Ukrainës, e cila ka lidhje të forta etnike dhe historike me Rusinë. Ish-republika sovjetike aspiron t’i bashkohet aleancës, megjithëse ka pak shpresë për ta bërë këtë në një të ardhme të afërt.

Bisedimet diplomatike të cilat janë futur në një rrugë pa krye, nuk japin shpresë se takimi Blinken-Lavrov, do të lehtësojë tensionet që janë rritur edhe më tej me shtimin e aktivitetit ushtarak rus.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dale ende në përfundimin nëse zoti Putin po planifikon të sulmojë apo nëse shfaqja e forcës nga ana e tij, synon të ushtrojë trysni për lëshime mbi kërkesat e saj pa shkuar tek një konflikt.

Në Kiev, zoti Blinken u bëri thirrje vendeve perëndimore të qëndrojnë të bashkuar përballë agresionit rus. Ai gjithashtu siguroi udhëheqësin e Ukrainës për mbështetjen e NATO-s, ndërsa u bëri thirrje të qëndrojnë të vendosur.

Zoti Blinken i tha Presidentit Volodymyr Zelenskyy se SHBA-ja dhe aleatët e saj mbeten të palëkundur në mbështetjen e Ukrainës dhe aspiratave të saj demokratike kundër përpjekjeve ruse për të nxitur përçarje përmes “agresionit të pamëshirshëm”.

“Forca jonë varet nga ruajtja e unitetit mes nesh dhe kjo përfshin edhe unitetin brenda Ukrainës”, i tha ai zotit Zelenskyy. “Mendoj se një nga qëllimet e kahershme të Moskës ka qenë të përpiqet të mbjellë ndarje mes dhe brenda vendeve tona. Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë ta bëjë një gjë të tillë”.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Yuri Kim: Janë çështje të brendshme

LEXO EDHE:  Shqipëri-SHBA firmosin sot marrëveshje të re ekstradimi/ Përfshin krime korrupsioni, financiare, mjedisore e kompjuterike



Administrata e Presidentit Biden ka njoftuar më parë një ndihmë ushtarake shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën. Zoti Blinken bëri të ditur se kjo ndihmë do të rritet, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Zoti Zelenskyy falënderoi zotin Blinken për ndihmën, e cila u miratua në fund të dhjetorit, por që nuk ishte konfirmuar deri të mërkurën.

“Kjo mbështetje (ushtarake) jo vetëm që flet për planet tona strategjike për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, por çka është më e rëndësishmja, për nivelin e ushtrisë e furnizimeve tona ushtarake”, tha ai, duke iu referuar dëshirës së Kievit për t’iu bashkuar NATO-s.

“Vizita juaj është shumë e rëndësishme”, shtoi zoti Zelenskyy. “Ajo nënvizon edhe një herë mbështetjen tuaj të fuqishme për pavarësinë dhe sovranitetin tonë”.

Nga Kievi, zoti Blinken planifikon një ndalet për një vizitë të shkurtër në Berlin për bisedime me autoritetet gjermane dhe aleatët e tjerë evropianë të enjten përpara se të takohet me zotin Lavrov. Të mërkurën, Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të hartojë një plan për të lehtësuar tensionet me Rusinë.

“Ne duhet ta hartojmë (planin) mes evropianëve, pastaj ta ndajmë me aleatët tanë në kuadrin e NATO-s e më pas ta propozojmë për negociata me Rusinë”, tha ai. Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë mbajtur derën e hapur për bisedimet e mundshme të mëtejshme mbi kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit për të reduktuar mundësinë për konflikt. Zoti Ryabkov këmbënguli, megjithatë se nuk mund të ketë bisedime kuptimplota për këto çështje nëse Perëndimi nuk merr parasysh kërkesat kryesore ruse për moszgjerimin e NATO-s, me një përgjigje zyrtare. Ai tha se kërkesat ruse janë “një paketë dhe se Moska nuk është e përgatitur t’i ndajë ato në pjesë.

Por zoti Blinken, tha se nga ana a Uashingtonit nuk do të vinte një përgjigje e tillë zyrtare. “Nuk do t’i paraqes një letër Ministrit të Jashtëm Lavrov”, tha ai. “Ne duhet të shohim se ku jemi e të shohim nëse ka mundësi për të ndjekur rrugën diplomatike dhe për të vazhduar dialogun”.

Administrata e Presidentit Biden dhe aleatët e saj kanë akuzuar zotin Putin për krijimin e krizës dhe thonë se i takon atij dhe rusëve, të vendosin nëse do të pushtojnë Ukrainën dhe për pasojë të vuajnë sanksione të rënda ekonomike.

Rusia ka kundërshtuar thirrjet për të tërhequr trupat duke thënë se ka të drejtë të vendosë forcat e saj kudo ku dëshiron, brenda territorit të saj. Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se po fabrikon një sulm të cilin do ta përdorte si pretekst për ndërhyrje. Rusia i ka hedhur poshtë këtë pohim me force.

Para vizitës së zotit Blinken në Kiev, një delegacion senatorësh amerikanë udhëtoi në Ukrainë për të theksuar mbështetjen e Kongresit ndaj këtij vendi.

Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, pas largimit nga pushteti të udhëheqësit të Ukrainës me lidhje të ngushta me Moskën. Rusia mbështet gjithashtu një kryengritjeje separatiste në Ukrainën lindore. Më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në gati tetë vjet luftime mes rebelëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, në zemrën industriale të vendit, të quajtur Donbas./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja me Covid 19

Publikuar

-

Nga

cna shendet lajme

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 janar se në Kosovë janë regjistruar 2,050 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 720 infektime.

Rastet e reja dalin pas testimit të 9,194 mostrave, që i bie se 22.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në raportin, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, MSH-ja bëri të ditur se janë shëruar edhe 462 pacientë.

LEXO EDHE:  “Janë shokët tanë”/ Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID

LEXO EDHE:  Fjalimi profetik i Ronald Reganit në vitin 1982/ Marksizëm-leninizmi do përfundojë në koshin e historisë



Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 7,266. Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 5,348 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798,225 persona apo 44 për qind.

Në Kosovë, personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, qytetarët mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës./ Rel

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, AT&T dhe Verizon shtyjnë futjen në përdorim të rrjetit 5G

Publikuar

-

Nga

Kompanitë amerikane të telekomunikacionit, AT&T dhe Verizon, vendosën të shtyjnë futjen në përdorim të rrjetit 5G pranë aeroporteve kryesore, pasi kompanitë ajrore më të mëdha të vendit, thanë se shërbimi do të ndërhynte tek funksionimi i avionëve, duke shkaktuar ndërprerje masive të fluturimeve.

Kompanitë e morën vendimin të martën ndërsa administrata Biden u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje mes kompanive të telekomunikacionit dhe kompanive ajrore, mbi shtrirjen e shërbimit të ri 5G, që ishte planifikuar të futej në përdorim të mërkurën.

Sekretarja Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të martën se gjatë orëve në vazhdim, administrata do të përqëndrohej tek gjetja e një zgjidhjeje që do të minimizonte problemet me trafikun ajror të pasagjerëve, mallrave dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

LEXO EDHE:  Regjistrohet viktima e parë në SHBA nga virusi Zika

LEXO EDHE:  “SPAK është i partisë”/ Berisha: Veliaj po vjedh lekë nga personat që kanë ndërruar jetë



Kompanitë ajrore kërkojnë bllokimin e shërbimit të ri 5G brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga pistat e aeroportit, duke pretenduar se ai ndërhyn tek një pajisje që pilotët përdorin për të bërë uljen e avionit, kur shikueshmëria është e dobët.

Kompanitë e telekomunikacionit (AT&T dhe Verizon) thanë se pajisjet e tyre nuk ndërhyjnë tek pajisjet elektronike të avionëve dhe se teknologjia e tyre, po përdoret në mënyrë të sigurt në shumë vende të tjera të botës.

Presidenti Joe Biden tha se administrata do të vazhdojë të punojë me të dyja kompanitë për të arritur një zgjidhje të përhershme rreth aeroporteve kyçe./voa

LEXO TE PLOTE