LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seks me të mitur/ Policia përfshihet në skandal

19 Nëntor 2021, 12:04, Politikë CNA
Seks me të mitur/ Policia përfshihet në skandal

Policia e Sarandës në bashkëpunim me SHÇBA ka vënë në pranga një zyrtar policie, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Të arrestuar janë Kryeinspektori P. R., 63 vjeç, punonjës policie dhe S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

?Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete; 4 aparate celularë; një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale ?Shfrytëzim i prostitucionit?, ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur?, ?Prostitucioni? dhe ?Mbajtja e lokaleve për prostitucion??, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga